Financat: Borxhi i lartë në monedhë të huaj, euro do këmbehet me 146 lekë në 2018-tën

Publikuar tek: ekonomi, më 10:46 04-07-2016 Financat: Borxhi i lartë në monedhë të huaj, euro do këmbehet me 146 lekë në 2018-tën

Borxhi i shtetit në monedhë të huaj është rritur ndjeshëm  vitet e fundit. Për këtë arsye Ministria e Financave, për shkak të nevojës së administrimit të borxhit parashikon që në një periudhë dy vjeçare këmbimi i lekut me euron të nënçmohet.  

Ministria e Financave sqaron se stoku i borxhit shtetëror të nominuar në monedhë të huaj është rritur nga 43.1% e totalit në vitin 2014 në 48.6% në vitin 2015, duke sjellë një rritje të moderuar të ekspozimit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit.

Ndërsa në Strategjinë  e Menaxhimit të Borxhit për peridhën afatmesme 2016-2018 thuhet se: “Kursi i këmbimit të monedhës vendase kundrejt monedhës Euro që është dhe monedha me peshën më të lartë në portofol pritet që të jetë i qëndrueshëm, por për efekte të diferencimit të risqeve të strategjive të analizuara është supozuar një rritje graduale deri në 146 lekë për euro në fund të vitit 2018”

Rritja e nivelit të borxhit në monedhë të huaj ka ardhur kryesisht nga mbështetja buxhetore e akorduar në kuadër të likujdimit të detyrimeve të prapambetura, garancia pjesore e bankës botërore (PBG) dhe Eurobondi.

Gjatë emetimit të Eurobond-it është bërë një shtesë financiare prej 3.6% e financimit të huaj mbi objektivin. Kjo shtesë  është ndërmarrë   në kuadër të kostove të favorshme që kanë rezultuar në tregun e jashtëm, në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të presionit të huamarrjes në tregun e brendshëm dhe në kuadër të uljes së ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit dhe rrezikut të normave të interesit.

Shifrat tregojnë se , rreth 70.0% e portofolit në monedhë të huaj përbëhet nga monedha euro, duke e bërë këtë portofol jo shumë të diversifikuar. Megjithatë, pesha e lartë e portofolit në monedhën euro dhe është në përputhje me objektivat strategjikë për tu integruar në një të ardhme të afërt në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, ekspozimi i lartë ndaj kësaj monedhe nuk ka  përbërë shqetësim pasi gjatë viteve të fundit monedha Euro nuk ka qenë shumë volatile në raport me monedhën vendase, për shkak të marëdhënieve ekonomike me vendet e BE.

 Ministria e Financave lajmëron se rritja progresive e borxhit që duhet shërbyer në monedhë të huaj është në nivele të konsiderueshme dhe sigurimi i valutës në tregun e brendshëm valutor është i kufizuar dhe mund të krijojë implikime në ruajtjen e qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit të monedhës vendase kryesisht kundrejt monedhës Euro.

Sigurimi i financimit nëpërmjet burimeve të huaja është një alternativë shumë e mirë për të mos ezauruar burimet e brendshme dhe për të stimuluar kreditimin ndaj sektorit privat, megjithatë edhe huamarrja në tregjet e huaja mund të ketë implikime që lidhen me faktorë që janë jashtë kontrollit dhe influencës së politikave fiskale dhe monetare të vendit të Shqipërisë.

 Dikasteri i Financave analizon se, këta faktorë mund të përshkallëzojnë rritjen e kostove të borxhit, zgjerimin e defiçitit dhe si rrjedhojë edhe rritjen e pavullnetshme të borxhit. 

kursi_i_kembimit.png

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069408416748047
array(1) { ["section"]=> string(89) "financat-borxhi-i-larte-ne-monedhe-te-huaj-euro-do-kembehet-me-146-leke-ne-2018-ten-45451" }