Financat, ministria analizon të ardhurat për vitin 2014

Publikuar tek: ekonomi, më 21:06 26-06-2015 Financat, ministria analizon të ardhurat për vitin 2014

Ministria e Financave ka njoftuar se janë analizuar shifrat dhe janë të njohura edhe konkluzionet e administratorëve publikë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, cilat kanë qenë arritjet dhe mangësitë, cilët faktorë kanë ndikuar dhe të tjerë që kanë penguar rritjen ekonomike, si janë menaxhuar financat publike dhe çfarë ka ndodhur realisht me buxhetin dhe treguesit e konsoliduar të tij etj, transmeton Monitor.

Informacionet e MF-së për buxhetin Janar-Dhjetor 2014:

Të ardhurat e buxhetit të konsoliduar për periudhën 12-mujore arritën në 366.7 miliardë lekë, -0.3 për qind më pak se parashikimi për 12-mujorin e vitit 2014 dhe 12.1 për qind më shumë se një vit më parë. Të ardhurat nga ndihmat rezultojnë për periudhën 10.1 miliardë lekë nga rreth 5.7 miliardë lekë të një viti më parë. Të ardhurat tatimore për periudhën 12-mujore arritën në 335.9 miliardë lekë, -0.3 për qind më pak se parashikimi për vitin 2014 sipas buxhetit vjetor të ndryshuar dhe 12 për qind më shumë se një vit më parë.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat arritën në nivelin 253.4 miliardë lekë ose rreth 7 miliardë lekë më pak se parashikimi për periudhën dhe 10.7 për qind më shumë krahasuar me 12- mujorin e një viti më parë ose 24.5 miliardë lekë në vlerë absolute.

Të ardhurat nga pushteti vendor arritën në 12.4 miliardë lekë, -2.6 për qind më pak se të ardhurat e planifikuara për këtë periudhë dhe me rritje vjetore prej 15 për qind ose 1.6 miliardë lekë më shumë:

Të ardhurat nga fondet speciale arritën 70 miliardë lekë me rritje vjetore 16.5 për qind ose 9.9 miliardë lekë:

Të ardhurat jo-tatimore kanë qenë për këtë periudhë 20.7 miliardë lekë nga 21.6 miliardë të një viti më parë, me rënie vjetore -4.1 për qind dhe realizim të planit prej 91.4 për qind.

Sipas agjencive të mbledhjes, administrata doganore ka mbledhur 150.7 miliardë lekë, -3.5 për qind më pak se parashikimi për 2014, dhe rreth 11 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, me rritje pothuajse 8 për qind. Sipas zërave të të ardhurave që mbledhin doganat, zërat me rritje janë TVSh, Taksa doganore dhe Akciza me rritje vjetore respektivisht 10.7 për qind, 0.9 për qind dhe 8.1 për qind. Me rënie paraqiten për këtë periudhe të ardhurat nga renta ku për 12- mujorin 2014 janë mbledhur vetëm 6.6 miliardë nga 8.1 miliardë të mbledhur një vit më parë. Rënia vjetore prej gati -19 për qind (rreth -18 për qind krahasur me planin e periudhës) ka ardhur kryesisht nga rënia e çmimit të naftës në eksport.

Administrata tatimore ka mbledhur (përfshirë kontributet) 163.7 miliardë lekë, që do të thotë 13.3 për qind më shumë të ardhura se 12-mujori i vitit 2013 ose 19.2 miliardë lekë më shumë (përfshirë dhe kontributet). Totali i të ardhurave tatimore (pa përfshirë kontributet) ishte për periudhën rreth 102.8 miliardë lekë, duke patur një rritje prej 15.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe një realizim të planit në masën 98.6 për qind, ndërsa të ardhurat nga kontributet janë rritur me 10.3 për qind mbi baza vjetore. Ecuri pozitive ka Tatimi mbi fitimin, mbledhja e të cilit për këtë periudhë krahasuar me një vit më parë, pësoi rritje në masën 42.1 për qind, ndërsa TVSh ka pasur një rritje prej 10.5 për qind mbi baza vjetore:

Taksat nacionale kanë pësuar rritje prej 27.9 për qind krahasuar me një vit më parë. Rënie për periudhën 12-mujore ka pësuar Tatimi mbi të Ardhurat Personale me – 2.4 për qind, për arsye se zbatimi i taksës së sheshtë pati një efekt më të madh se parashikimi.

Nga të dhënat për 12-mujorin 2014, lidhur me kontributin e sektorëve të ekonomisë në totalin e të ardhurave tatimore (i referohemi këtu totalit të mbledhur nga DPT) rezulton rritje e të ardhurave të mbledhura nga: “Tregtia”, “Shërbimet”, “Transporti” dhe “Ndërtimi” përkatësisht me 42.6, 14, 80.5, 20.5 për qind më shumë se një vit më parë ; ndërsa sektori i Prodhimit ka pësuar rënie me 40.2 për qind. Ministria e Financave do të vijojë të bëjë të njohura, në ditët në vijim edhe tregues dhe analizën e tyre për tatime dhe tarifa të tjera, pjesë e buxhetit faktik të vitit të kaluar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038299083709717
array(1) { ["section"]=> string(60) "financat-ministria-analizon-te-ardhurat-per-vitin-2014-14727" }