Financat rishikojnë draftin e faljes, shmangin humbjet nga të ardhurat

Publikuar tek: ekonomi, më 15:24 05-08-2016 Financat rishikojnë draftin e faljes, shmangin humbjet nga të ardhurat

Ministria e Financave mund të detyrohet të ndryshojë draftin e faljes fiskale para se të miratohet nga qeveria, pasi buxheti rrezikon të humbasë 57 milionë dollarë të ardhura nga taksat e “Bankers Petroleum”.


Vitin e kaluar, pas një raporti të Agjencisë së Burimeve Natyrore, tatimet bllokuan llogaritë e “Bankers” duke i kërkuar kompanisë kanadeze të paguante 73 milionë dollarë detyrime. Sipas raportit, këto detyrime kompania i kishte shmangur në vitin 2011 duke raportuar shpenzime më të larta nga sa kishte kryer realisht.

Konflikti zgjati për disa javë dhe në fund palët arritën një marrëveshje sipas të cilës, “Bankers” ra dakord që të paguajë 57 milionë dollarë me 12 këste mujore përgjatë vitit 2016, derisa të kishte një vendim final nga Gjykata e Arbitrazhit.

Burime zyrtare nga tatimet thanë për Top Channel se deri tani kompania ka paguar rreth 25 milionë dollarë, por dalja në skenë e draftit të aministisë ka krijuar një situatë kaotike.

Projektligji i përgatitur nga Ministria e Financave fal tërësisht çdo detyrim tatimor para 31 dhjetorit të vitit 2011. Rrjedhimisht ky përkufizim ka hapur debatin se çfarë do të ndodhë me detyrimin e madh të “Bankers Petroleum”, falja e të cilit jo vetëm do të krijonte probleme për buxhetin, por do ta nxirrte shtetin të humbur pasi për këtë konflikt qeveria ka shpenzuar para me konsulentët por edhe në proceset gjyqësore.  

Ekspertët e Ministrisë së Financave që kanë përgatitur draftin duket se nuk e parashikuar fillimisht këtë ngërç. Por burimet i thanë se pas situatës së krijuar, drafti do të ndryshojë, ose nëpërmjet futjes së një neni të posaçëm që përjashton nga falja detyrimet e rivlerësuara pas vitit 2011 ose duke saktësuar se periudha referuese do të jetë ajo e rivlerësimit dhe jo lindja e detyrimit./ Top Channel

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021381855010986
array(1) { ["section"]=> string(75) "financat-rishikojne-draftin-e-faljes-shmangin-humbjet-nga-te-ardhurat-48861" }