Financial Times i bën jehonë ndryshimeve të Kryeministrisë, dhe Rama tregon historinë e gjyshes

Publikuar tek: politike, më 12:34 18-07-2015 Financial Times i bën jehonë ndryshimeve të Kryeministrisë, dhe Rama tregon historinë e gjyshes Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel

Herët këtë muaj, kancelarja gjermane Angela Merkel  bëri një pushim të shkurtër nga negociatat e pasigurta të Eurozonës mbi zgjidhjen për krizën financiare të Greqisë për të udhëtuar në Ballkan në një mision për forcimin e lidhjeve ndërmjet Gjermanisë dhe rajonit. Ndalesën e parë e pati në SHqipëri, ku kryeministri Edi Rama e mirëpriti me një ceremoni jo të zakonshme diplomatike (ishte vizita e parë e Merkelit) dhe një surprizë ekstra. 

Kështu e nis artikullin e sotëm gazeta presitigjioze Financial Times në numrin e sotëm në një artikull me titullin “Arti i ndërtesës kombëtare në Shqipëri”, duke iu referuar ndryshimeve që kanë ndodhur në godinë dhe që kanë hapur shumë debat në Shqipëri.

“Gjatë rrugës për në konferencën e shtypit, në hollin e hyrjes në zyrën e kryeministrit, një ndërtesë imponuese e epokës komuniste në Qendër të Tiranës, Rama e çoi Merkelin në një dhomë të vogël ku ajo u prezantua me disa nga artistët më të shquar të Europës bashkëkohore të kohëve tona” shkruan artikulli.

Eshtë francezi Philippe Parreno, i njohur për filmin e tij me Douglas Gordon, për futbollistin francez Zinedine Zidane; artisti Carsten Holler që e ka bazën në Stokholm dhe aktualisht po merret me një shfaqje solo në London’s Hayëard Gallery; Anri Sala, artisti me origjinë shqiptare; konceptualisti britanik Liam Gillick; dhe bashkëkombasi i Merkel Thomas Demand.

Takimi, thanë artistët më vonë, ishte i vështirë dhe pak surreal, sipas njërit prej tyre.

Sipas artikullit, brenda konferencës për shtyp, dy liderët dhanë deklaratat e tyre përpara një fotoje të madhe të Demand, të quajtur Sign, që tregon modelin e një shtrëngimi duarsh, bazuar në një shenjë aktuale që është përdorur në Panairin e Neë York Ëorld në 1939. Ishte një eveniment që simbolizonte optimizmin e një bote që besonte te e ardhmja. Por shenja, në fotografi, është e papërfunduar dhe disa kova të mbushura me bojë janë në të dy anët e saj. Shtrëngimi i duarve është një punë në proces.

Ndërtimi i një bote më të mirë për nesër, sipas sugjerimit të pikturës së Demand, nuk është një biznes i thjeshtë.

Jashtë ndërtesës, ka disa mesazhe me nuance për mysafirët e shquar të Ramës. Një është skulptura famoze e kërpudhës së Holler, “Giant Triple Mushroom”, një skulpturë në 3D me tre kërpudha të ndryshme: një ushqimore, një helmuese dhe një tjetër halucinogjene. Një zyrtar tha se skulptura mund “të konceptohet si koment mbi politikën shqiptare”.

Në hyrje, një çadër e bardhë e ndriçuar me drita e dizenjuar nga Parreno, mirëpret vizitorët me një prekje joshëse të pagabueshme, shkruhet në artikull. Ajo sinjalizon një jetë të re për ndërtesën që ka qenë e mbytur thuajse për shumë vjet si një seli e sundimtarëve të linjës së ashpër komuniste të kohës.

Sot, është inauguruar si Qendra e re për hapjen dhe Dialogun në Tiranë. Dhe Rama, një artist që është bërë politikan, është duke i treguar një prej lidereve më të fuqishme të planetit (pra Merkelit), se asgjë, sipas këndvështrimit të tij, mund të ndryshojë botën ashtu sikurse mund ta bëjë arti.

Ditën që pasoi, u shoqërova në zyrën private të Ramës. Letra e murit konsiston në një seri ngjyrash, piktura abstrakte në një fushë të bardhë. “Janë zhgarravinat e mia” shpjegon ai.

Përpara se të hynte në politikë, kryeministri 51 vjeçar praktikonte artin, ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe ka jetuar dhe punuar në Paris për disa vite.

Gazetari i FT shkruan se kjo ishte një zyrë që ai nuk e ka parë tek ndonjë politikan tjetër që ka vizutuar. Ka shumë kuti me lapësa, në çdo sipërfaqe që është në dispozicion në dhomë dhe një muzikë e lehtë orkestrale luhet në sfond gjatë kohës së intervistës.

Gazetari sqaron se në një qoshe tjetër gjen edhe paisjet e basketbollit, duke shënuar faktin se Rama ka luajtur basketboll me ekipin shqiptar. Mënyra e veshjes së kryeministrit shqiptar, i bën përshtypje artikullshkruesit, me një kostum elegant dhe sportiv, dhe me një prerje flokësh shumë shkurt.

Dukshëm, sipas FT, ai është shumë krenar për qendrën e tij të re: ai thotë se ajo do të tërheqë njerëzit që mund të duan të ndjekin ëorkshop-e me subjekte të tilla si Lidershipi. “Por arti do të mbetet aty. Dhe jam i sigurt që, herën tjetër, disa nga ata njerëz do të vijnë dhe të shohin artin: “Ok, po shkoj të shoh ç’bëhet aty”. Eshtë një bashkëveprim që do ta kthejë hapësirën më njerëzore”.

Pikësëpari, vjen arti, thotë ai. “Në opinionin tim, arti ndodh fillimisht, dhe më pas të gjithë flasin për atë që ka ndodhur. Nuk është se Carsten Holler donte politikën shqiptare për ta ndihmuar atë të bënte kërpudhën; ai shpiku kërpudhën, dhe më pas e aplikoi për politikën shqiptare”. Qendra, specifikon ai, “nuk është një qendër kulturore. Eshtë një hapësirë publike, ku kultura, politika dhe arti mund të ndodhin, të gjitha së bashku”.

Brenda vendngjarjes që është e hapur për publikun, ka surpriza të tjera. Një dhomë e vogël ka të ekspozuar një koleksion të rastësishëm të fakt-artit të viteve të komunizmit në Shqipëri.

Vijnë nga depot e papërdorura nga sendet shtëpiake te mjetet bujqësore. Një grumbull i paroganizuar drapërash, shihen në një raft. “Sapo i pashe, më bëri të mendoj për flamujt e vjetër” thotë kuratorja Edit Pula, një artist tjetër. Ajo do që dhoma të krijojë një dialog ndërmjet të shkuarës dhe të ardhmes shqiptare.

Një tjetër bashkëbisedim ndodh në dhomën ngjitur: qindra imazhe që datojnë nga përfundimi i LIIB, të dixhitalizuara së fundi dhe të vendosura në dy mure. Një projector tregon skena nga jeta e përditshme, tjetri fokusohet në eventet zyrtare. Audienca është me kurriz në të dy anët. Jeta publike dhe private mbahen mënjanë, sin ë kohët e vjetra.

Ky është një projekt ambicioz, i them Ramës: ai është duke përdorur një gjuhë eksperimentale të artit kontemporan që të japë dritë mbi politikën dhe historinë shqiptare. “Gjuhët janë të ndryshme” thotë ai ngadalë. “Dhe të pretendosh që politika mund të flasë gjuhën e artit, kjo mund të jetë çorientuese. Por, në të njëjtën kohë, mendoj se arti mund të ketë influencë, pa u dukur se ka një influencë të drejtpërdrejtë”.

Ai fillon të më tregojë një histori të gjatë për gjyshen e tij. Ajo ishte veçanërisht krenare për guzhinën e saj, në të cilën varej një pikturë nga kunati, një piktor i famshëm shqiptar që punoi në “një stil shumë klasik dhe real”. Një ditë, babai i Ramës shkon në shtëpi, duke sjellë pikturën e një shoku, në një stil krejt tjetër: si një kombinim i Cezanne dhe Georges Braque.

“Ai zëvendësoi pikturën në kuzhinë, dhe gjyshja u ofendua” kujton Rama. “Ajo i tha: për të gjithë ju kuzhina është e rëndësishme relativisht: për mua, është gjithçka kam. Ngrihem në mëngjes dhe shkoj në guzhinë, kaloj ditën aty. Eshtë totalisht e padrejtë që ju kërkoni të më impononi të vetmen hapësirë që kam”.

Piktura e re, megjithatë, zuri vendin e të vjetrës. “Disa vite më vonë, babai donte ta ndryshonte prapë” thotë Rama. “Këtëherë ai solli një plot me lule. DHe gjyshja u ndje e ofenduar prapë. Babai tha: Ça nuk shkon me ty. Po revoltohesh me një pikturë moderne. DHe ajo tha: “po, isha, por mësuam të jetonim me njëra tjetrën. Unë jam në vendin tim dhe piktura në vendin e vet”.

“ky është pushteti magjik i artit” beson Rama. Mund të të ndryshojë edhe pse ti nuk e kupton. “Nuk është rasti i një arti propagandistic që të bën të besosh se do të të influencojë. Arti i lirë të influencon duke të bërë të ditur se po e bën këtë”.

Rama erdhi në pushtet në 2013 kur partia e tij socialiste fitoi një lumë votash kundër ish kryeministrit Sali Berisha, partia demokratike e të cilit ishte qeverisur për tetë vite. Në vitet që nga rënia e diktaturës komuniste në vitet 90, Rama kishte vazhduar karrierën e tij si një artist në Paris dhe më pas u kthye në vendlindje, në vendin e lodhur në juglindje të evropës, për tu emëruar ministër culture në 1998.

Në vitin 2000 u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe mendimet e tij për pushtetin trasformues të artit u vendosën në testim kur një seri ndërtesash në qytet u ripikturuan. Rama vendosi që, më tepër sesa të hahej me uniformën gri të diktuar nga urdhërat komunistë, ai të urdhëronte ngjyrosjen e ndërtesave me ngjyra të ndritshme.

Në ditet e para të punës, ai mori një telefonatë nga një supervisor. “Ai më tha: kryetar, të lutem më ndihmo, është një katastrofë. Ka gati 200 njerëz vërdallë, ca bërtasin, ca janë duke qëlluar, ca të tjerë qeshin”. Rama shkoi në vend. U përfshi në debat me një zyrtar të Komisionit Evropian që nuk i miratonte planet e tij.

Rama u shtir përpara zyrtarit që gjendej në vështirësi: Po e bllokoj projektin. Nuk kemi shpenzuar paratë e taksapaguesve evropiane për ngjyrat e feksura të ndërtesave. Rama i thtoë se do të harxhonte konferencën e parë të shtypit si kryetar duke krahasuar komformitetin e ligjeve evropiane me rregullat e komunizmit. “Kështu, ai sugjeroi një kompromis. Por unë thashë se të gjitha kompromiset janë gri, edhe nëse ju vendosni të gjitha ngjyrat bashkë”.

“Më në fund mori rrugë. Dhe u bë një gjë shumë shumë e madhe. Për dy a tre muaj, cështja kryesore që diskutohej në qytet dhe në vend, ishin ngjyrat. Dhe u bë debate i parë rreth interest public që nuk kishte lidhje me politikë”. “Ngjyrat më bënë shumë popullor” thotë ai thatë.

E pyeta nëse ishte kjo ajo që ai shpresonte. “Jo, absolutisht jo! Por instikti më thoshte që ishte gjeja e duhur për tu bërë”. Instiktet e tij u dukën të drejta në një seri zhvillimesh të jashtëzakonshme, thotë ai. Njerëzit që jetonin aty filluan të hiqnin rrjetat nga dritaret. “I pyeta pse dhe më thanë se tani ishin të sigurt. Kjo më tregoi sesa mund të ndikojë hapësira poublike në rritjen e kapaciteteve të njerëzve për të bashkëpunuar me njëri tjetrin, për të mbrojtur atë që kanë dhe ta ruajnë”.

Megjithatë, gjërat më të rëndësishme duhet të vinin. Diskutimi rreth ngjyrave e coi Ramën që të mbante një sondazh me opinione. Rezidentëve iu bënë dy pyetje: kur u pëlqenin ngjyrat, e nëse ata do të donin që projekti të vazhdonte. 63 përqind u përgjigjën se iu pëlqente skema; por një numër më i madh 85 përqind, thanë se donin që të vazhdonte. “Dhe kjo është lidhja me historinë e gjyshes” thotë Rama. “Nëse ju e pyesni atë nëse e pëlqen një pikturë modern, do të thotë “jo”. Por nëse e pyet nëse don që ta heqësh, ajo thotë: “jo, lëre aty”.

Rama thotë se eksperimenti i pikturave i mësoi që estetika mund të tregojë impaktin në çështje sociale. “Angela Merkel më tha pasi pa qendrën ditën e djeshme se një nga gjërat më të tmerrshme rreth komunizmit ishte që , edhe nëpërmjet artit, ai asnjëherë nuk promovon shije” thotë Rama. “Nëse promovon shije, je duke promovuar një cilësi më të madhe jetese, një botëkuptim më të madh të qytetarisë dhe detyrimeve”.

Gjysëm ore nga qendra e Tiranës, është një bunker i nëndheshëm që është ndërtuar në fillim të viteve ’70 për të mbrojtur lidershipin e vendit në rast të sulmeve nukleare apo kimike. Eshtë një hapësirë e jashtëzakonshme me mbi 2500 metra katrorë, që konsiston në pesë kate, 106 dhoma, madje edhe një teatër të ngritur. Ka edhe një dhomë të vogël që është e rezervuar për liderin, diktatorin Enver Hoxha. Ai asnjëherë nuk ka qëndruar aty.

Rama që e hapi bunkerin për publikun, beson se të vish në termat e të shkuarës është një biznes më i komplikuar për shqiptarët sesa të dëgjosh icidentet e neveritshme të historive më të fundit. “Ka qenë e vështirë për ne që të merremi me të shkuarën në një mënyrë që të lirohemi nga mekanizmat që e shkuara krijoi për ne, për tu marrë me të”, thotë ai duke buzëqeshur për spiralen që ndërtoi fjalinë.

Bunkeri ishte i hapur, thotë ai “për ti dhënë njerëzve mundësi të eksperimentonin të kaluarën në një mënyrë fizike, pa meditimin politik, apo historic, apo sociologjik”. Dhe kjo u aplikua më së shumti për gjeneratat e reja, shton ai. “Ti thashë djalit tim gjera rreth komunizmit por gjithcka mund ti tregojë unë atij nuk e prek aq shumë sa ai bunker që e vizitoi në një gjysëm ore. Sepse kjo është fizike. Dhe ai u kthye te unë dhe më tha: më trego akoma”.

Qasja e ramës tek sinergjia ndërmjet artit dhe politikës e ka kthyer në një figurë kult rreth artistëve kontemporanë. Të dy, si Parreno dhe Holler, dy lojtarët e mëdhenj të qarkut të artit kontemporan, i dhuruan punët e tyre për qendrën e re dhe flasin me passion për mendjen e hapur të kryeministrit.

E pyes Ramën nëse mendon që më shumë artistë duhet të përfshihen  në politikë. “Nuk mendoj domosdoshmërisht që artistët mund të bëhen politikanë të mëdhenj” përgjigjet ai. “por jam absolutisht i sigurt që politikanët mund të bëjnë më mirë nëse tregojnë kujdes për artistët, dhe njerëzit për mënyrën e të menduarit”.

“Ka një pyetje që duhet të bëhet: pse kanë qenë diktatorët aq obsesivë rreth ndalimit të njerëzve për të krijuar artin real? Pse duan ta kontrollojnë? Dhe nëse diktatorët janë obsesivë rreth kontrollit, ne duhet të pyesim, cilat mund të jenë përfitimet për ta lënë atë? Ai e lë pyetjen varur.

Në darkën e celebrimit të hapjes së qendrës së re për Hapjen dhe Dialogun, e mbajtur në një hapësirë të hapur që më parë kishte qenë parking makinash, unë u ula afër një botuesi lokal, Pirro Misha. E pyeta për qendrën. “Ishte si një kështjellë nga Kafka” përgjigjet ai. “Duhet të rikonstruktohej, ti tregojmë publikut që asgjë nuk ka më limite tani”.

Rama që është në humor të mirë bën shaka me tapetin e ndricuar. “Janë në një party ngjyrash, thotë ai. Kanë mbetur nga fushata. Dhe më pas ai u prezanton të ftuarve të vet një shishe raki me frymën e të gjithë atyre që janë njohur si më të thekurit në pije, “në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të lehtësohen me zemër”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debate Rama-Blushi në Asamblenë Kombëtare të PS
Zgjedhje në PS? Ish-kryeministri Aleksandër Meksi krah Ben Blushit »
Article Logic
Execution time: 0.023766040802002
array(1) { ["section"]=> string(99) "financial-times-i-ben-jehone-ndryshimeve-te-kryeministrise-dhe-rama-tregon-historine-e-gjyses-16474" }