Fino: I kam çuar letër UEFA-s për parregullsitë e Dukës

Publikuar tek: sport, më 23:22 28-01-2018 Fino: I kam çuar letër UEFA-s për parregullsitë e Dukës

I ftuar në emisionin “Fair Play” të gazetarer Enkeleda Zeko, kandidati për kreun e FSHF, Bashkim Fino, flet për akuzat e tij ndaj federatës, si dhe për strategjinë dhe platformën e tij për presidencën e FSHF.

“Duka tha se do t’i bëjë publike listat e votuesve. Do të thotë se ka qenë urdhër i tij që kjo listë të mos publikohet. Unë nuk kam nga ta di se cili do të jetë delegat. Është problem i tij që nuk e bën publike këtë listë, pasi ka frikë në këto zgjedhje. FSHF është në ilegalitet të plotë duke bërë diçka të tillë.”

Duka bëri autogolin e parë, pasi në 15 janar, kanë shkuar për të regjistruar shoqatat që i gjetëm të paligjshme, edhe me urdhër të Partisë Demokratike. Kanë shkuar në gjykatë për t’i regjistruar.

Autogoli i parë është i tyre, pasi e kuptuan që ishin gabim. Regjistrimi i këtyre shoqatave në këtë kohë, tregon që ky anëtar e ka nisur nga fillimi. Unë kam informacion që 2 nga 12 shoqata janë regjistruar. Ato duhet të miratohen nga Komiteti Ekzekutiv.

Shumë nga këta drejtues shoqatash janë punësuar në federatë. Ata delegojnë dikë tjetër për të votuar. Duka ka shtuar shoqata, që të shtojë votat dhe të mbretërojë gjithë jetën.

Në Asamble kanë anëtare me të drejtë vote, që nuk kanë futboll. Aty ka anëtarë që nuk ka ekipe. Kush e pastron atë listë? Do të ketë një ndryshim të madh kur unë të jem fitues në 7 shkurt. Lista me anëtarët e Asamblesë drejtohet nga vetëm një njeri. Kur të zgjidhem unë, lista e anëtarëve të FSHF do jetë e afishuar në internet.

Në letrën që i kam dërguar UEFAs i raportova se këtu ka parregullsi. Këto shoqata janë fantazmë, pasi janë vënë nga presidenti dhe kanë kryer ndere njëra-tjetrës. Ai e fillon lojën 12-0, dhe kjo është diçka e padrejtë. Këto janë shoqëri që nuk kanë lidhje me futbollin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arritën sukses në vitin 2017, boksierët shqiptarë nderohen nga qyteti i Burgdorfit në Zvicër
»
Article Logic
Execution time: 0.024258136749268
array(1) { ["section"]=> string(61) "fino-i-kam-cuar-leter-uefa-s-per-parregullsite-e-dukes-108283" }