Fino në garë për FSHF, reagon ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares: Futbolli po sfidohet nga një xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar

Publikuar tek: sport, më 13:18 12-01-2018 Fino në garë për FSHF, reagon ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares: Futbolli po sfidohet nga një xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së Bashkim Finos për presindent të FSHF-së, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook, ish-sulmuesi i Kombëtares dhe Vllaznisë, Roland Luçi.

Ai ka dalë kundër kandidimit të Finos për kren e FSHF-së, duke e cilësuar si një ndërhyrje të politikës në botën e futbollit.

Statusi i plotë i Roland Luçit:

"FSHF dhe testi edvinist Gazi mashtroi Olsin, Olsi i fryu në vesh të vellait dhe ky hodhi në ring Baçin, kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është provokimi kryeministror ndaj biznesit të lidhur me futbollin dhe sidomos testimi i koduar që Edi do që ti bëj "besnikëve" të vet bashkiakë.

Futbolli, si një ndër simbolet e pakta që është në gjendje të dali jashtë kontureve shtetërore dhe të ngrejë peshë shqiptarët kudo që janë po sfidohet nga një xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar që lidhjen me botën e sportit e argumenton me të qenit tifoz!

Mbas një muaji do të përjetojme momentin kur "besnikët" do ja dredhin, kur sipërmarrja sportive do të tregojë dinjitet, kur faktorët votues do të demonstrojnë pavarësi, kur dorashkës politike futbolli duhet t'i përgjigjet me peshqirin e knockout-it të hedhur drejt topolakut të gënjyer e të përdorur edvinisht."/newsport.al/

Më shumë në këtë kategori: « E bujshme, Real Madrid arrin marrëveshjen me yllin e Premier League
'I plakur', Real Madrid bën gati largimin e sulmuesit francez »
Article Logic
Execution time: 0.01525092124939
array(1) { ["section"]=> string(138) "fino-ne-gare-per-fshf-reagon-ish-sulmuesi-i-njohur-i-kombetares-futbolli-po-sfidohet-nga-nje-xhumaxhuxh-politikisht-i-telekomanduar-106316" }