Fino nis fushatën për FSHF-në me premtime të mëdha: Do kthejmë njerëzit në stadium

Publikuar tek: sport, më 22:27 11-01-2018 Fino nis fushatën për FSHF-në me premtime të mëdha: Do kthejmë njerëzit në stadium

Bashkim Fino mbrëmjen e sotme zyrtarizoi kandidaturën e tij për kreun e FSHF-së.

Duke folur për paltformën e tij, Bashkim Fino ka shpallur dhe disa nga premtimet e para.

Ai tha se synimi kryesor është që njërzit të kthehen në stadium dhe të pastrohet futbolli.

“Nuk dua të dal me shpatë të madhe, por dua që njerzit të vijnë në stadium. Se të jemi të sinqertë që kush të vjen në stadium kur të gjithë e dinë se si del ndeshja. Në këtë moment duhen marrë përgjegjësitë, kush është përgjegjësi, ai është FSHF”,- u shpreh Fino.

Më tej në platformën e tij Bashkim Fino tha se do të ketë një shpërndarje të fondeve dhe ndërtimin e fushave stërvitore.

“Me platformën timë unë them që çdo skuadër do të ketë një fushë të përgatitjes stërvitore. Do të bëjmë një shtrirje demografike dhe demokratike në të gjithë vendin. Të gjitha fondet do të jenë të hapura transparente dhe kjo ka të bëjë më atë që unë thashë, ndarjen e sponsorizimit dhe privatizimit”,- tha Bashkim Fino. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtare, Bashkim Fino shpall kandidimin përballë Dukës për FSHF-në, tregon dhe një problem që shikon në garë
Premtim i bujshëm, Fino: Ja ku do të ndërtohen 5 stadiumet moderne »
Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377
array(1) { ["section"]=> string(88) "fino-nis-fushaten-per-fshf-ne-me-premtime-te-medha-do-kthejme-njerezit-ne-stadium-106250" }