Fino-Ruçit: Pse ia dhatë Pogradecin LSI-së? Ruçi: Ke të drejtë, por kemi detyrime

Publikuar tek: politike, më 08:58 25-03-2015 Fino-Ruçit: Pse ia dhatë Pogradecin LSI-së? Ruçi: Ke të drejtë, por kemi detyrime Gramoz Ruçi dhe Bashkim Fino

Ditën e djeshme mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shoqëruar me disa debate mes deputetit Bashkim Fino dhe kreut të grupit, Gramoz Ruçi. Fino ka shprehur pakënaqësinë e tij për dhënien e Bashkisë së Pogradecit, opsion për kandidim Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po kështu Fino ka kritikuar edhe mënyrën se si u realizuan negociatat me LSI-në, vetëm mes Ramës e Metës, pa informuar dhe pyetur bazën.

‘’Së pari, nuk duhet t’I kishim marrë vesh nga gazetat negociatat dhe ndarjen që keni bërë me LSI-në. Do të ishte mirë që të kishte pasur një informim më parë në grupin parlamentar. Jo se ne do të vendosim apo do të kthenim marrëveshjen që keni bërë, por do të ishte më e rregullt që edhe ne të njiheshim. Përse Bashkia e Pogradecit i është dhënë LSI-së?’’, I ka thënë Fino, Ruçit sipas Gazetës Shqiptare.

Ruçi i ka dhënë të drejtë Finos, duke i argumentuar se qënia në koalicion me LSI-në, sjell edhe disa detyrime për PS-në e bazën e saj. “Ke të drejtë Bashkim. Por arsyet tashmë janë bërë të ditura, pse është diskutuar fillimisht në nivel politik. Kjo ndodh pasi jemi në koalicion dhe se prej një koalicioni të tillë, burojnë edhe detyrime të cilat duhet të mirëkuptohen jo vetëm nga deputetët socialistë, por edhe nga baza’’, mësohet t’i ketë thënë Ruçi, Finos. Mbledhja e grupit të PS-së është bërë pa praninë e Ramës, i cili ishte në takimin e dialogut BE-Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doshi-Llalës: Po përdoresh nga Meta, nesër bëj publik një fakt rrënqethës
Përmbytjet/ Basha: Pasoja të rënda nga mosveprimi i qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.16108298301697
array(1) { ["section"]=> string(82) "fino-rucit-pse-ia-dhate-pogradecin-lsi-se-ruci-ke-te-drejte-por-kemi-detyrime-6859" }