Fino vrer kundër Blushit: S’mund të bësh luftë brenda familjes tënde dhe të përdorësh si ‘’Kal Troje’’ statutin

Publikuar tek: politike, më 12:35 20-02-2016 Fino vrer kundër Blushit: S’mund të bësh luftë brenda familjes tënde dhe të përdorësh si ‘’Kal Troje’’ statutin Blushi dhe Fino

Me një ritëm të pakapshëm, me fjalë popullore e sigurisht me shembuj që lavdërojnë qeverinë, Bashkim Fino ka kritikuar rëndë nga Pogradeci Ben Blushin.

‘’Më parë më pyeste mua për statutin’’, tha Fino për Blushin që ka sfiduar Ramën për të qenë në krye të PS-së. ‘’Nuk mund të përdorësh statutin si Kal Troje për të luftuar familjen’’, tha Fino kundër Blushit.

Megjithatë Blushi e pranoi hapur se statuti i PS-së është shkelur sepse për deputetin Fino, ai përbëhet nga rregullat që i vendosin vetë socialistët.

“Blushi më parë më pyeste mua për statutin. Çfarë do bënim zgjedhje në 2013, cfarë do bënim në 2014, do futeshim edhe një zgjedhje. Çfarë është PS-ja?Është parti elektorale. Prandaj dhe ne nuk i bëmë zgjedhjet në 2013. Ky është Argument. Pas zgjedhjeve mblodhëm Asamblenë, tani do organizojmë partinë mbi bazën e 61 bashkive, një anëtar-një votë, kjo strukturë tani është e gatshme për t'u futur në zgjedhjet e 2017-ës, në fitoren tonë të padiskutuar.

Tani mund të kërkosh çdo gjë. E vërtetë është që është shkelur pika dhe gërma, por çfarë është statuti, rregullore që e miratojmë të gjithë bashkë. Jam i bindur do e miratojnë njëzëri dhe 100% . Nuk mundesh dot të bësh një luftë politike brenda familjes sonë, të vësh si Kal të Trojës statutin dhe më pas ta godasësh qeverinë për çdo gjë, për çdo gjë të mirë që është krijuar. Ju e keni dëgjuar kryeministrin, do ta dëgjoni edhe sot. Ne jemi në rrugën e duhur në parti, jemi në rrugën e duhur në qeveri.”, theksoi Fino.

Fino rrëfeu edhe një histori me dy police, duke përgëzuar ministrin Sajmir Tahiri për punën e mirë:

“S’duam ta hamë me sy Sajmirin!Personalisht unë kam ngrënë 300 mijë lekë gjobë. Dy police të veshura spic. SI e keni emrin i pyeta. Për ju do të marr ministrin, u thashë. Ato u trembën pak, Fino deputet në karrierë, menduan. Sajmir kam dy oficere i thashë, më kanë vënë gjobë 20 mijë lekë, jepi një shpërblim nga ana ime se e meritojnë se e kryejnë punën shumë mirë’’

Në fund ai prezantoi Ramën duke thënë se kryeministri kishte gjëra më të mira: “Më lejoni t’i jap fjalën kryeministrit Edi Rama se ai do u thotë gjëra më të mira”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taulant Balla kundërpërgjigje Eduart Kaprit: Ke vënë nipin në krye të Ujësjellësit dhe baxhanakun shef kabineti
Meta i propozon Ramës që koncesionet t’i kalojë për miratim në Kuvend: ‘’Do lënë më pak vend për spekulime dhe manipulim’’ »
Article Logic
Execution time: 0.020210027694702
array(1) { ["section"]=> string(112) "fino-vrer-kunder-blushit-s-mund-te-besh-lufte-brenda-familjes-tende-dhe-te-perdoresh-si-kal-troje-statutin-33089" }