Fiorentina kërkon dy përforcime, i gjen te Kombëtarja shqiptare

Publikuar tek: sport, më 20:08 03-12-2015 Fiorentina kërkon dy përforcime, i gjen te Kombëtarja shqiptare

Skuadra italiane e Fiorentinës është për momentin një prej pretendenteve për të fituar titullin kampion në Serie A. Megjithatë, rivaliteti me skuadrat e tjera si Napoli, Interi, Roma apo Juventus ia vështirëson punën “vjollcëve”, e për këtë arsye presidenti Andrea della Valle kërkon të luajë ashpër në merkaton e janarit.

Lojtari shqiptar i PAOK, Ergys Kaçe është një ndër emrat më të përfolur brenda klubit italian. Fiorentina është prej dy sezonesh në ndjekje të talentit të Kombëtares shqiptare, por shuma e kërkuar nga klubi grek, ka stopuar çdo marrëveshje të mundshme. Gjithsesi, Kaçe mbetet një alternative për Fioren në merkaton e dimrit.

Më afër italianëve duket se është lojtari tjetër shqiptar, Taulant Xhaka. Për mesfushorin e Basel ka pasur tentativa konkrete nga klubi italian, por çmimi i kartonit të tij është bërë sërish problem. Megjithatë, ndryshe nga rasti i Kaçes, Fiorentina nuk do të tërhiqet lehtë nga Xhaka, pasi lojtari i ka bindur drejtuesit e klubit edhe me performancën e tij në Europa League.

Transferimi në Itali i lojtarit të Kombëtares shqiptare, mund të bëhet i mundur për shumën e 4.5 milionë eurove.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Himni i Kosovës intonohet për herë të parë në Serbi, mediat: Kjo është skandaloze
Barazimi me Gjeorgjinë e zbret Shqipërinë me dy vende në renditjen e FIFA »
Article Logic
Execution time: 0.046532869338989
array(1) { ["section"]=> string(68) "fiorentina-kerkon-dy-perforcime-i-gjen-te-kombetarja-shqiptare-26900" }