Fiori Dardha: Jam larguar nga “Fiksi”, detajet i dinë drejtuesit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:32 24-08-2016 Fiori Dardha: Jam larguar nga “Fiksi”, detajet i dinë drejtuesit

Moderatorja Fiori Dardha dhe ‘Doktori’, Gent Pjetri nuk do të jenë më pjesë e “Fiks Fare”.

Ditën e djeshme është bërë me dije se dy prezantuesit do të largohen nga programi i përnatshëm në “Top Chanel”.

Ka qenë Olti Curri, që në “Facebook” ka postuar lajmin rreth ndryshimeve në këtë kanal. “Largohen nga moderimi i ‘Fiks Fare’, çifti simpatik Fjori Dardha dhe Gent Pjetri (Doktori).

Është lajm i minutave të fundit nga lëvizjet e reja në programacionin e ‘TCH’, ku mësohet se dyshja e konsoliduar e ‘Fiks Fare’, Fiori dhe ‘Doktori’ nuk do të jenë më në drejtimin e këtij emisioni. Mësohet nga zëra brenda redaksisë se çifti i prezantuesve do të zëvendësohet me dy aktorët që bënin pjesë tek grupi i lojërave ‘Pa limit’, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.

Përballë Sajmirit dhe Gentit në “Stop”, ‘TCH’ ndoshta ka menduar të vendosë përballë dy meshkuj në ‘Fiks Fare’, pasi gara e audiencës vazhdon e fortë.

Fiori zëvendësoi Sajmirin në tavolinën e ‘Fiksit’ dhe mori menjëherë konsensusin e publikut, ndërsa Gent Pjetri është një nga figurat e para të ekranit të ‘TCH'”, lajmëronte Olti Curri. Fillimisht ky lajm u duk si një thashethem, duke marrë parasysh dyshen simpatike që kishin fituar zemrën e publikut. Megjithatë, moderatorja e konfirmoi largimin për “Summer Pages”.

“Konfirmoj largimin, por për detaje të tjera duhen pyetur drejtuesit e ‘TCH'”, është shprehur Fiori Dardha për “GSH”. Nuk dihen ende arsyet e vërteta të largimit të dy prezantuesve, duke lënë gjithçka një mister. Kohët e fundit janë duke u bërë disa ndryshime në “Top Channel”. Megjithatë, Fiori dhe ‘Doktori’ janë dy imazhet e para televizive që do të largohen nga ekrani. Pak ditë më parë të tjera ndryshime ndodhën në “Top Media”.

“Pasdite në Top Channel” do të ketë për autore dhe prezantuese Jonida Shehun. Pozicioni i autores së programit i ka takuar prej shtatorit të 2012­ës Dori Dakës.

Nga ana tjetër prej kohësh po përflitet për largimin e motrave Vjollca. Deri më tani më pranë duket largimi i Marinës.

Do të na duhet të presim shtatorin për të parë ndryshimet e fundit që ky kanal do të bëjë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0329270362854
array(1) { ["section"]=> string(66) "fiori-dardha-jam-larguar-nga-fiksi-detajet-i-dine-drejtuesit-50709" }