Firma private dëmton fiderin, OSHEE: Zona e Laprakës pa energji

Publikuar tek: ekonomi, më 11:36 15-12-2016 Firma private dëmton fiderin, OSHEE: Zona e Laprakës pa energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, bën me dije se një firmë private e nënkontraktuar nga bashkia për sistemimin dhe kanalizimin e bllokut të pallateve në Laprakë ka dëmtuar kabllin 20 KV të fiderit A7 n/stacioni Rajonal që furnizon me energji gjithë zonën e Laprakës.

Aktualisht janë pa energji zona e Laprakës, që përfshin pallatet pranë spitalit Ushtarak deri në hyrje të rrugës së Durrësit.

Grupet e punës së avarisë janë në terren dhe po punojnë për gjetjen e më pas eliminimin e defektit të shkaktuar.

OSHEE do të marrë të gjitha masat duke kallëzuar penalisht subjektin përgjegjës për dëmin e shkaktuar kompanisë dhe abonentëve të saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020014047622681
array(1) { ["section"]=> string(67) "firma-private-demton-fiderin-oshee-zona-e-laprakes-pa-energji-62722" }