Fitoi Sanremo-n, flet për herë të parë Ermal Meta: Kënga i dedikohet…

Publikuar tek: kulture-art, më 10:14 11-02-2018 Fitoi Sanremo-n, flet për herë të parë Ermal Meta: Kënga i dedikohet…

Ermal Meta shkroi një kapitull të ri në historinë e Sanremo-s, duke u bërë kështu shqiptari i parë që fitoi çmimin e parë, në një kompeticion kaq të rëndësishëm në muzikën italiane.

Në një bashkëpunim me këngëtarin Fabrizio Moro, Ermal Meta triumfoi mbrëmë me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Meta ka folur për herë të parë pasi rrëmbeu çmimin e madh të festivalit dhe tha se këtë këngë ia dedikon shtëpisë diskografike që e besoi, kur askush nuk kishte besim te suksesi i tij.

“Është një emocion i papëshkrueshëm. Unë ia kushtoj këtë çmim shtëpisë sime diskografike, që ka besuar te unë atëherë kur askush tjetër nuk besonte”- u shpreh Ermal Meta.

Ndërkohë, Fabrizio tha se këngën ia kushton të birit, që ndodhej në sallë kur ai interpretoi në skenën madhështore.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E bujshme, shqiptari Ermal Meta fiton “Sanremon” në Itali
Konkursi për DREJTORIN e ri të Teatrit Kombëtar, vjen kandidatura e parë, aktori i famshëm: Do ta provoj edhe një herë »
Article Logic
Execution time: 0.022408962249756
array(1) { ["section"]=> string(73) "fitoi-sanremo-n-flet-per-here-te-pare-ermal-meta-kenga-i-dedikohet-109883" }