Fitoi Sanremon, Ermal meta mesazh ‘rrufe’ për gazetarët shqiptarë: Ju nuk dini asgjë nga jeta ime

Publikuar tek: kulture-art, më 15:14 13-02-2018 Fitoi Sanremon, Ermal meta mesazh ‘rrufe’ për gazetarët shqiptarë: Ju nuk dini asgjë nga jeta ime

Ermal Meta, fieraku i talentuar i cili fitoi Sanremon duke përfaqësuar kështu Italinë në Eurovizion, reagon ashpër ndaj gazetarëve shqiptarë.

Meta u kërkon gazetarëve mos spekulojnë duke iu referuar fjalës “bastard” që ka përdorur në intervistë e që u shkrua se ia dedikonte të atit. Këngëtari thotë se ai citoi asnjë emër kur në atë pjesë të refrenit të këngës.

“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë: Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla. Falemnderit për vëmëndjen”, shkruan Ermal Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kumbaro i fton në ministri, reagojnë menjëherë artistët: Ta kemi bërë një herë të qartë
Çfarë surprize e pret Robert Ndrenikën? Zbulohet ftesa që ka marrë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.019662141799927
array(1) { ["section"]=> string(100) "fitoi-sanremon-ermal-meta-mesazh-rrufe-per-gazetaret-shqiptare-ju-nuk-dini-asgje-nga-jeta-ime-110115" }