Ish-lojtari i Inter dhe i Kombëtares holandeze Ueslli Shnajder ia ka hedhur paq pas një aksidenti me makinë në shtretëtirën e Katarit.
Mesfushori kishte dal për një shëtitje me makinat e posaçme me disa miqtë të tij, por në një moment ka humbur kontrollin me mjetin që është rrokullisur disa herë.
34-vjeçari që aktualisht luan te Al-Gharafa në Katar, nuk kishte vënë rripin e sigurimit, gjë që ka bërë që ai të pësojë disa dëmtime. Në stërvitjen e fundit të skuadrës ai është parë me qafore, duke shfaqur qartë shenjat e aksidentit që fatmirësisht nuk pati pasoja fatale.