Ditën e sotme në kampionatet europiane kanë luajtur edhe skuadrat e disa prej futbollistëve të Kombëtares.
Kështu në kampionatin kroat, në takimin mes Belupos dhe Ojisekut i cili përfundoi në barazim 1-1 luajtën futbollistët Bruno Telushi dhe Pero Pejiç për Belupon dhe Eros Grezda dhe shqiptari nga Maqedonia Muzafer Ejupi.
Në këtë takim Telushi dhe Grezda e nisën nga stoli për t’u aktivizuar më pas gjatë lojës.
Në Greqi, PAOK-u i Kaçes ka fituar me rezultat minimal 1-0 kundër Panetolikos. Në këtë takim Ergys Kaçe ishte titullar dhe u zëvendësua në minutën e 63-të.
Liridon Latifi e nisi nga stoli në Akademia Puskas ditën e sotme. Fantazisti u aktivizua në minutën e 54-të në takimin që u fitua 1-0 nga skuadra e tij.