Fiton lotarinë 1 milion paund, 21-vjeçarja: Isha më mirë e varfër (Foto)

Publikuar tek: bota, më 21:27 12-02-2017 Fiton lotarinë 1 milion paund, 21-vjeçarja: Isha më mirë e varfër (Foto)

Jane Park fitoi lotarinë prej 1 milion dollarësh kur bleu biletën e parë në moshën 17-vjeçare. Vajza nga Anglia ka pranuar se fitorja e madhe e bën çdo ditë e më shumë të stresuar duke marrë vendimin drastic për të hedhur në gjyq kompaninë se i ka shkatërruar jetën.

“Unë mendova se do të ishte 10 herë më mirë, por është 10 herë më keq. Në të shumtat e ditëve, shpresoj sikur të mos kisha para. I them vetes: Jeta ime do të ishte më e lehtë nëse nuk do të kisha fituar. Njerëzit më shohin dhe mendojnë: Do të doja ta kisha stilin e jetesës së saj, do të doja të kisha paratë e saj. Por nuk e kuptojnë stresin që të sjellin. Unë kam gjëra materiale por jeta ime është bosh. Cili është qëllimi im në jetë?” – tha ajo për Sunday People.

sdfwftr4t2w4thjjj.jpg

Tani 21-vjeçarja flet për vështirësitë që i ka sjellë paraja në marrëdhëniet e ndryshme në shoqëri apo dashuri. Është shumë e vështirë për të që të ketë një partner që nuk e do për paratë që ka. Vitin e kaluar, ajo i dha fund lidhjes së saj me të dashurin pasi kuptoi se ai rrinte me të prej pasurisë.

asdfgft2w2tyh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02543306350708
array(1) { ["section"]=> string(74) "fiton-lotarine-1-milion-paund-21-vjecarja-isha-me-mire-e-varfer-foto-68520" }