Fitorja e Ermal Metës në Sanremo, Basha: Ky është modeli që frymëzon çdo shqiptar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:48 11-02-2018 Fitorja e Ermal Metës në Sanremo, Basha: Ky është modeli që frymëzon çdo shqiptar

Lulzim Basha, kryetari i PD reagon duke uruar Ermal Meten për suksesin e tij në festivalin e Sanremos në “facebook”.

Ermal Meta doli fitimtar duke marë çmimin e parë në festivalin e Sanremos , duke bërë krenar çdo shqiptarë.

Sipas Bashës, Ermal Meta është modeli i bën krenar çdo shqiptar.

“Në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në festivalin prestigjoz te San Remos. Triumfi i Ermalit na kujton se ka shqipatë me talent, me energji që dinë të ecin përpara. Shqiparë të ndershëm, krijues, të sukseshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërin dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë. Por e nesërmja i takon shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm dhe me vlera. Triumfi i Ermalit është një përmendore e vlerave të vërteta të tyre. E përgezoj nga zemra Ermal Metën për cmimin e fituar me talentin dhe punën e tij, dhe i uroj për suksese të tjera më tej! Ky është modeli që na bënë krenar dhe na frymëzon si shqiptarë!”, shkruan Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fitorja e Ermal Metës në Sanremo, ja si e përgëzon Sali Berisha
Mbesa nuk paguan dot kredinë, gjyshja Tahire bën veprimin e papritur (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.020922899246216
array(1) { ["section"]=> string(86) "fitorja-e-ermal-metes-ne-sanremo-basha-ky-eshte-modeli-qe-frymezon-cdo-shqiptar-109893" }