Fitorja e Ermal Metës në Sanremo, ja si e përgëzon Sali Berisha

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:52 11-02-2018 Fitorja e Ermal Metës në Sanremo, ja si e përgëzon Sali Berisha

Mes shqiptarëve që janë ndjerë krenarë me triumfin e Ermal Metës në Sanremo, është padyshim edhe ish-kryeministri Sali Berisha. 

Përmes një statusi në facebook, Berisha ka përgëzuar arritjen e këngëtarit shqiptar dhe e cilëson fitoren si triumfin më të fuqishëm në jetën e këtij festivali.

“Ermal Meta ngadhënjeu në festivali e Sanremos! Ky është triumfi më i fuqishëm në jetën e ketij festivali. E fitoj një i huaj dhe një këngëtar që padrejtësisht po e skualifikonin për të mos fituar. Nje urim të përzemërt fitimtarit miq, për suksesin e jashtzakonshëm. Urime!! sb”, shkruan Berisha.

Ermal Meta ka fituar cmimin e parë në festivalin e Sanremos, duke shënuar kështu herën e parë që një shqiptar fiton një çmim të tillë.

Më shumë në këtë kategori: « Gjesti human i Aurela Gaçes dhe Sidrit Bejlerit, surprizuan fansen e sëmurë (VIDEO)
Fitorja e Ermal Metës në Sanremo, Basha: Ky është modeli që frymëzon çdo shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273
array(1) { ["section"]=> string(69) "fitorja-e-ermal-metes-ne-sanremo-ja-si-e-pergezon-sali-berisha-109890" }