Fitorja e parë çon Portugalinë në finalen e Euro 2016

Publikuar tek: sport, më 22:02 06-07-2016

Portugalia dhe Cristiano Ronaldo janë në finalen e Europianit “Francë 2016”. Me gola të Ronaldo dhe Nani, të cilët gjetën rrjetën në fillimin e pjesës së dytë, “Luzitanët” i gëzohen kualifikimit në finale pas 12 vitesh. Ata do të presin sfidën e nesërme mes Gjermanisë dhe Francës për të mësuar se kë do të kenë përballë më 10 korrik.

Nga ana tjetër, Uellsi i Gareth Bale dhe Aroon Ramsey largohet me kokën lartë nga ky kompeticion. Bale e udhëhoqi skuadrën e tij deri në çerekfinale, ndërsa sot ishte i pafat ndaj portugezëve që u treguan cinikë, ku edhe pse nuk zotëruan lojën, ata mbizotëruan me rezultat.

Portugali – Uells 2-0

Shënues: Ronaldo 50’, Nani 53’

Portugalia: Patricio, Cedric, Alves, Fonte, Guerreiro, Mario, Danilo, A. Silva (Moutinho 79’), Sanches (Gomes 74’), Nani (Quaresma 86’), Ronaldo (në dispozicion: Lopes, Eduardo, R. Carvalho, Vieirinha, Eliseu, Eder, R. Silva) Trajner: Fernando Santos

Uellsi: Hennessey, Gunter, Chester, Collins (J. Williams 66’), A. Williams, Taylor, Allen, Ledley (Vokes 58’), King, Robson-Kanu (Church 63’), Bale (në dispozicion: O. Williams, Ward, Richards, Edwards, Cotterill, Vaughan, G. Williams) Trajner: Chris Coleman

Gjyqtarë: Jonas Eriksson, Mathias Klasensius, Daniel Warnmark, Stefan Johannesson, Markus Strombergsson, Szymon Marciniak

Kartonë të verdhë: Alves 71’, Ronaldo 72’/ Allen 8’, Chester 62’, Bale 88’

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E kërkon gjithë Italia, Rey Manaj “fshihet” në ish-Bllok
Ikën De Biasi, Gatusso trajneri i ri i kombëtares shqiptare? »
Article Logic
Execution time: 0.0047588348388672
array(1) { ["section"]=> string(59) "fitorja-e-pare-con-portugaline-ne-finalen-e-euro-2016-45777" }