Fitorja e parë e Arta Markut, Gjykata Administrative rrëzon Rovena Gashin, ky është gjyqtari që mori vendimin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 16-01-2018 Fitorja e parë e Arta Markut, Gjykata Administrative rrëzon Rovena Gashin, ky është gjyqtari që mori vendimin

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Rovena Gashit ndaj kryeprokurores Arta MArku.

Vendimi është marrë sot në Gjykatën Administrative nga gjyqtari Erarber Madhi gjatë një seance që zgjati më shumë se një orë. Rovena Gashi pretendoi se Arta Marku e shkarkoi nga detyra pa motivacion dhe kërkoi pezullim të vendimit të marrë por administrativja e ka rrëzuar këtë kërkesë me pretendimin se Gashi vazhdon ende të punojë si prokurore në prokurori. Ky vendim është cilësuar si cinik nga avokati i Gashit, Çlirim Gjata.

“Akoma s’më ka dhënë dikush përgjigje, mungon baza ligjore për lirimin nga detyra. Urdhri i lirimit ishte diçka cinike. Ka aq shumë shkelje madhore, një nga shkaqet që pranova të vij është se është shkarkuar një drejtoreshë drejtorie pa një motivacion, pa një pse. E para është procedura ligjore, e dyta motivacioni. Edhe pastrusen larg qoftë e largon kur ka shkelur ligjin. As në kohën e Enver Hoxhës s’do gjeni një shkarkim prokurori pa motivacion”, tha Çlirim Gjata i cili ka pranuar të mbrojë prokuroren Gashi në këtë çështje. Gjata tha se ky vendim do të ankimohet.

“Këto janë procedura ligjore që do shkojnë në vijën e tyre”, u shpreh Gjata. Kjo "betejë e parë" e Arta Markut duket se është fituar por mbetet për t'u parë se si do shkojë çështja në vazhdim. Seanca e radhës do mbahet më datë 30 janar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e politikanit serb në Kosovë/ Meta dhe Rama: Nxit urrejtje, mos ndikojë marrëdhëniet midis dy vendeve
Grabitja e bankës te Hipoteka, arrestohen 2 persona »
Article Logic
Execution time: 0.05122709274292
array(1) { ["section"]=> string(114) "fitorja-e-pare-e-arta-markut-gjykata-administrative-rrezon-rovena-gashin-ky-eshte-gjyqtari-qe-mori-vendimin-106756" }