Fitorja e Sarkozy në Francë, Berisha: Në pushtet po vijnë miqtë tanë

Publikuar tek: politike, më 13:23 24-03-2015 Fitorja e Sarkozy në Francë, Berisha: Në pushtet po vijnë miqtë tanë Ish kryeministri Berisha me ish presidentin francez Sarkozy

Të dielën Franca u përball me një epërsi të dukshme të së djathtës në zgjedhjet vendore. UMP, qendra e djathtë që udhëhiqet nga ish presidenti francez Nicolas Sarkozy, doli e para duke pasur fitore në shumicën e distrikteve në zgjedhjet vendore duke sfiduar Francois Hollande, i cili nuk gjendet aktualisht në pikat e tij më të mira. 

Ish kryeministri Sali Berisha i dedikon një status të veçantë dhe një fotografi të tijën me Sarkozy për këtë fitore.

“Fitorja e UMP dhe presidentit Sarkozy është një ogur i bardhë për Francën dhe mbarë Evropën e qendrës së djathtë. Kjo fitore paralajmëron rikthimin në pushtet të UMP dhe ish presidentit reformator Nicolas Sarkozy , aleatëve të çmuar të PD. Me këtë rast, urojmë nga zemra miqtë tanë të UMP dhe presidentin Sarkozy për fitoren e merituar” shkruan në facebook, ish kryeministri Sali Berisha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja “Doshi”, Gjinushi: Kërkesa për paraburgim nga Prokuroria është antikushtetuese
Bregu pas takimit me komisionerin Hahn: Ka patur lëvizje por bosët e drogës s’janë kapur »
Article Logic
Execution time: 0.0040428638458252
array(1) { ["section"]=> string(71) "fitorja-e-sarkozy-ne-france-berisha-ne-pushtet-po-vijne-miqte-tane-6800" }