Fitorja e Shqipërisë jehonë në mediat e huaja: Humbja e Italisë i favorizon, kanë mundësi për vendin e dytë (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 08:09 03-09-2017 Fitorja e Shqipërisë jehonë në mediat e huaja: Humbja e Italisë i favorizon, kanë mundësi për vendin e dytë (FOTO)

Suksesi i Kombëtares Shqiptare nuk është lënë pa u përmendur dhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat përgjithësisht kanë shkruar për trajnerin e ri Panucci dhe për mundësitë që ka përfaqësuesja për të dalë në vend të dytë.

Media italiane ''Sport Mediaset'' e shikon Shqipërinë si një kërcënim serioz për Italinë dhe shkruan se pas humbjes së kësaj të fundit, mbrëmjen e djeshme, këto skuadra do të luftojnë për vendin e dytë.

“SportMediaset”: Shqipëria e Panuccit i afrohet Italisë. Humbja e Italisë në Spanjë kthehet në asist për Shqipërinë, kombëtarja e drejtuar nga Panucci fiton 2-0 kundër Lihtenshtejnit dhe shkurton diferencën në klasifikim. Por i duhen 54 minuta për të kaluar në avantazh me Roshin.

“L’Equipe”: Shqipëria mundur Lihtenshtejnin në kualifikueset e Botërorit në Grupin ku dy vendet e para i “janë premtuar” Spanjës dhe Italisë.

“TuttoSport”: Kualifikueset e Botërorit 2018: Mirë Shqipëria e Panuçit. E drejtuar për herë të parë nga Kristian Panuçi, ajo kalon Lihtenshtejnin 2-0 falë golave të Roshit dhe Agollit në pjesën e dytë.''

 

21291837_1676440952367943_307913341_n.jpg

21291239_1676440955701276_252154706_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Maqedonia bën surprizën e mbrëmjes, me një gol të Pandev fiton në Izrael
Përballja Kroaci-Kosovë, FIFA merr vendimin për datën e ndeshjes »
Article Logic
Execution time: 0.014018058776855
array(1) { ["section"]=> string(116) "fitorja-e-shqiperise-jehone-ne-mediat-e-huaja-humbja-e-italise-i-favorizon-kane-mundesi-per-vendin-e-dyte-foto-90991" }