Fitorja e tre kandidatëve, PDIU: Konfirmohemi si një ndër partite kryesore

Publikuar tek: politike, më 12:13 23-06-2015 Fitorja e tre kandidatëve, PDIU: Konfirmohemi si një ndër partite kryesore

PDIU ka reaguar pas fitores së kandidatëve të saj në tre bashki të vendit. Sipas saj përzgjedhja e kandidatëve dhe mesazhet e tyre ishin përcaktuese për bindjen e elektoratit, duke përcaktuar PDIU si një ndër partitë kryesore në vend.

“Gjithë kandidatët e PDIU-së brenda ASHE, fitues !PDIU konfirmohet si njëra ndër partitë kryesore në vend !PDIU konfirmohet si parti e bashkimit të shqiptarëve pavarësisht fesë,gjinisë,moshës, etnisë, përkatësisë partiake !Rezultati i Peqinit, spektakolar, dhe tregues se votuesit e kandidatit tonë ishin të të gjitha partive!PDIU bën me dije se kandidatët e saj të zgjedhur bashkërisht mepartnerët e tjerë të Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkitë e Peqinit, Konispolit, Rrogozhinës rezultojnë fitues.

Ky rezultat i mrekullueshëm në garën për udhëheqjen e bashkive të reja sipas reformës administrative në të cilën ne ishim pjesëmarrës vendimtarë, na tregon disa përfundime. Cilësia e kandidatëve-mosha e re, formimi i tyre profesional, dhuntitë morale-, programi ynë i veçantë për bashkitë, mesazhet e pajtimit mbi ndarjet e gjitha llojeve, ishin përcaktues në këtë sukses të ri elektoral të PDIU që konfirmohet si njera ndër partitë kryesore në vend.” , thuhet në njoftimin.  

Deklarata vijon më tej “PDIU përgënjeshtroi gjithë kasandrat brenda dhe jashtë vendit, me rezultatin e arritur. Ajo u konfirmua si partia e bashkimit të shqiptarëve mes vetes, pavarësisht fesë së tyre, të shqiptarëve me pakicat etnike, etj, dhe kjo ishte përgjigja më e mirë për gjithë ata që donin ta asocionin partinë tonë me parti imagjinare naziste apo fashiste të së shkuarës.

Trendi i votave në Këshillat Bashkiakë tregon po ashtu një rritje tëkonsiderueshme! Për t’u veçuar rezultati i lartë i Peqinit nga kandidati ynë i përbashkët brenda ASHE-së, Saimir Hasalla. Me këtë rezultat PDIUkonfirmoi se ajo di të bashkojë shqiptarët pavarësisht përkatësisë së tyre partiake, rreth një kandidati të shkëlqyer dhe një oferte elektorale cilësore” , mbyllet deklarat e PDIU.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Genc Deromemaj: Dua ta mbaj për vete humbjen, paqe me veten. Diçka nuk shkoi në përllogaritje
Kontestohen 4 kuti në Berat, bllokohet numërimi »
Article Logic
Execution time: 0.018023014068604
array(1) { ["section"]=> string(78) "fitorja-e-tre-kandidateve-pdiu-konfirmohemi-si-nje-nder-partite-kryesore-14417" }