Fitorja pas 11 vitesh, deputeti Manja: Dibra s'është bastion i askujt përveçse bastion i mençurisë

Publikuar tek: politike, më 08:08 24-06-2015 Fitorja pas 11 vitesh, deputeti Manja: Dibra s'është bastion i askujt përveçse bastion i mençurisë Shukri Xhelili

Pas fitores së shënuar pas 11 vitesh qeverisje nga e djathta në Dibër ka reaguar edhe deputeti socialist në këtë zonë. Ulsi Manja shkruan se dibranët i dhanë një leksion demokracisë në të gjithë vendin, duke treguar se  Dibra nuk mund të jetë bastion i askujt. Deputeti Manja ka falenderuar të gjithë Dibranët për mbështjen e dhënë për kandidatin Shukri Xhelili, i cili do të drejtojë bashkinë e Dibrës për katër vitet e adhshme.

“Dibranet e mi, ju me voten tuaj të 21 qershorit i dhatë një leksion demokracisë dhe gjithë Shqipërisë. Dibra as ka qenë dhe as ka për të qenë bastion i askujt përveçse bastion i mençurisë dibrane. Zoti e bekoftë Dibrën dhe dibranet kudo ndodhen. Faleminderit nga zemra!”, shkruan Manja në profilin e tij në rrjetet sociale.

Dibra do të qeveriset nga një kryebashkiak i majtë pas një dekade. Kandidati i majtë Xhelili ka arritur të sigurojë 15021 vota përkundrejt 14565 votave të mbledhura nga ish-kryebashkiaku i djathtë Ilir Krosi.

Një një reagim pas humbjes Krosi bëri përgjegjëse të majtën duke shkruar se me “Marifete dhe skenare si të ish sigurimit të shtetit, të dirigjuara nga PS, pasi u binden se nuk na mundnin dot, rekrutuan 3-kandidate "te pamvarur" ( dalë nga listat e PD) si e vetmja mundesi për të demtuar dhe përçarë PD. Dhe ia arritën...!!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshillat/ Kryeson PS në 8 bashki, LSI në 6 dhe PD vetëm në Tropojë. PDIU në Peqin
Kumbaro nxiton të urojë Ademin, e para nga ministret që i premton bashkëpunim »
Article Logic
Execution time: 0.38303995132446
array(1) { ["section"]=> string(102) "fitorja-pas-11-vitesh-deputeti-manja-dibra-s-eshte-bastion-i-askujt-pervecse-bastion-i-mencurise-14510" }