Fituan 5 me 0, festë e çmendur në dhomat e zhveshjes së Interit (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 21:03 03-12-2017 Fituan 5 me 0, festë e çmendur në dhomat e zhveshjes së Interit (VIDEO)

Fitorja e sotme në "San Siro" përballë Kievos 5 me 0 e ka katapultuar Interin në vendin e parë të tabelës së Serie A.

Fitorja, por mbi të gjitha loja e djemëve të Spaletit ka sjellë një atmosferë shumë pozitive në dhomat e zhveshjes. Kjo atmosfërë shumë e gëzueshme është bërë publike edhe në rrjetet sociale.

Kapiteni i zikaltërve Mauro Icardi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqen futbollistët zikaltër duke festuar si të çmendur, madje mesfushori Vecino për një moment shfaqet i gjithi nudo i sapodalë nga dushet.

Inter këtë javë do të udhëheq kampionatin italian me një pikë më shumë se Napoli dhe 2 më shumë se Juventus.

Më poshtë Video:

 

Më shumë në këtë kategori: « Sporti në zi, ndahet nga jeta futbollisti i njohur kavajas
»
Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154
array(1) { ["section"]=> string(75) "fituan-5-me-0-feste-e-cmendur-ne-dhomat-e-zhveshjes-se-interit-video-101840" }