Fituan Champion League por ndodh e PAPRITURA te madrilenët

Publikuar tek: sport, më 12:16 31-05-2018 Fituan Champion League por ndodh e PAPRITURA te madrilenët Zinedine Zidane

Zinedine Zidane nuk do jetë më trajner i Real Madrid për sezonin në vazhdim.

Në një konferencë të pazyrtarizuar në orën 13:00 ai duket se i ka kapur në befasi të gjithë ku ka deklaruar largimin e tij nga Real Madrid. Francezi ndoshta i vetëdijshëm se nuk mund të arrijë më tepër me skuadrën ‘los blancos’ ka dhënë në këtë mënyrë deklaratën e largimit.

Në më pak se 3 vite si trajner i Realit Zidan ka arritur suksese të pabesueshme dhe me një mesatare të frikshme, duke ngritur një trofe çdo 100 ditë.

Kampion Spanje në sezonin 2016-17, Superkupë Spanje në vitin 2017, Superkupa e Europës dhe Botërori i klubeve në vitet 2016 e 2017 dhe mbi të gjitha kampion Europe në sezonet 2015-16, 2016-17, 2017-18: kjo është trashëgimia që lë Zidan në Madrid, duke u bërë me të drejtë një legjendë e klubit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova turpëron “nënën” Shqipëri, i jep leksion kuqezinjve
»
Article Logic
Execution time: 0.018863916397095
array(1) { ["section"]=> string(65) "fituan-champion-league-por-ndodh-e-papritura-te-madrilenet-122760" }