“Fitues i konkursit për vettingarët shpallet Astrit Bllaca” SHKRIM DRITHËRUES

Publikuar tek: kulture-art, më 11:05 26-09-2017 “Fitues i konkursit për vettingarët shpallet Astrit Bllaca” SHKRIM DRITHËRUES

“Fitues i konkursit për vettingarët shpallet Astrit Bllaca”! Kështu shkruan me profesori dhe aktivisti Erion Kristo i cili ndan këtë mesazh drithërues.

“NË KËRKIM TË ATDHEUT TË HUMBUR” e titullon shkrimin e tij Astrit Bllaca.

I PLOTË:

Burri me kapelen e bardhë po priste. Kishte rreth 2 orë. Djersa i rridhte çurg nga qafa në zverk për të humbur në palat e bluzës që kishte qënë dikur e bardhë. Pasi dikush i dha shenjën, kapi me të dyja duart litarin e trashë dhe e lëshoi në ujë. Ndërsa kalata largohej ngadalë, dritëzat e portit, të sapondezura arrinin ta bënin pamjen akoma më të trishtë. Gjysma njerëzish, gjysma hijesh, gjysma bisedash e ofshamash, gjysma gjithçkaje kishin zënë vend mbi kuvertë.Ishim nisur. Për ku ???Ah se harrova. Unë jam një emigrant. Mërgimtar. Ikanak. Nuk kam gjini.Jam burri, gruaja, motra, vëllai, biri e bija.

Jam secili prej tyre e të gjithë bashkë.

E nisem gjithmonë për diku. Në një nga 4 anët e botës.Nuk ka rëndësi në kam ikur që në kohërat që s'mbahen mend, në ato fillimet e uritura për lirinë e munguar.

Apo jam i freskët fare nga eksodi i fundit. Rëndësi ka që nisem. Dhe jam me fat. Paçka se në traget rrimë shtrirë si bagëtitë kur mrizojnë.

Apo më keq akoma, zhgrryhemi si derrat në kërkim të një vendi të freskët. Ata që janë pak më të kamur udhëtojnë me avion. Ulen gjithmonë në vendet e gabuara dhe të shikojnë idhnueshëm kur u tregon biletën.Një dallgë e pafund ikanakësh jemi.

Dhe e braktisim vendin çdo ditë.Duke lënë mbrapa mijëra të tjerë me të njëjtën dëshirë të ethshme në sy. Të ikim !!! Ikim që këtu !!!Them vendin e jo Atdheun. Eh Atdheu ! A ekziston vallë ?Shkoj drejt familjes ( nëse kam një të tillë diku ).Drejt fëmijëve që nuk dinë shqip. Ca fraza gjysmake për t'ju mburrur gjyshërve kur vijmë ndonjëherë. Dmth kur kemi kursyer aq sa të vijmë si familje. Ata nuk kanë Atdhe ! Jo në kuptimin që i japim ne.

Do të jenë përjetë të huaj. Atje dhe këtu. Si të ngecur mes dy botëve. As të gjallë e as të vdekur.Jam ai ( ajo ) që jam martuar për letra, e kuptoni ?Atje nuk më pret dashuria. Jo ! Thjesht siguria e jetës. E përciptë është por prapë më mirë se asgjë !Unë jam ai(ajo) që valëvis me krenari të shtirur flamurin kuq e zi. Rrugëve. Ose e var në ballkon a dritare. Si shenjë malli ndaj Atdheut !Por pasi i jam betuar për besnikëri një flamuri tjetër, e sytë i mbaja përtokë në pritje të mbarimit të ceremonisë.Unë jam ai ( ajo ) që qaj vetëm a në shoqëri, që thërras e çirrem me parulla patriotike që nga Londra, Neë York-u , Parisi, Berlini a Roma.Por mbas nuk kthehem !

Gjallë në botë jo !Se unë s'kam Atdhe ! Se Atdheu është Ai që të mban e të mbron, që të ushqen a mëkon , që të siguron një jetë të denjë.Po Atdhe nuk kam ! Ka humbur s'di se ku !Ose më keq akoma, ma kanë vjedhur !Po a vidhet Atdheu ???Si mundet vallë një grusht njerëzish të kenë përpirë male e lugina, det e fusha, pyjet e liqenet ?Po mundet. Atje pas. Atje ku deti po përpin shkumën që lënë pas helikat. Atje është vendi ku kam lindur. Që dikur ishte Atdheu im !E kam zvogëluar Atdheun që të mund ta kujtoj.Në ato pushimet e vogla në punë ku djersa më rrjedh lumë për begatinë e një vendi tjetër. E kam futur në portofol në format fotografish.

E përpiqem ta kthej familjen në Atdheun tim.

Medet, është e kotë !Biseda të vakëta familjare, nxitueshëm përzihen gjuhët e vendit ku kemi jetuar më parë me shqipen, e sa dalim jashtë një tjetër gjuhë na pret.

Mos ndieni keqardhje për mua ! I kam të gjitha !Dhe atë, të flamosurën pashaportë që kaq shumë e ëndërroja. Dhe shtëpinë ( jo vatrën e ngrohtë ! ) , shtëpinë, dhe punën, dhe makinën dhe...gjithçka. Por Atdhe nuk kam !Unë jam vetëm në më të shumtën e rasteve.

 Pres të vijë e shtuna e të bëj 50 a 100 km rrugë për t'u takuar me bashkatdhetarët e mi. Që të qajmë bashkë kuptoni ?Për gurët e rrugët, për kodrat e fushën me pluhur, për kroin e bahçet me pemë.E i betohemi njëri tjetrit se edhe pak, edhe pak fare e do kthehemi. Ja sa të mbarojnë fëmijët shkollën, ja sa të kemi ca para mënjanë, ja sa të...pafund!Dikur, një tjetër popull u shtrëngua të braktiste Atdheun e tij. Nga të tjerët !!!Po ne ?Ne kush na shtyu e na shtyn ta braktisim Atdheun tonë ?Për të qënë të huaj përgjithmonë ???Kohët kanë ndryshuar. Ne nuk bredhim më nëpër shkretëtirë. Udhëtojmë komod. Në drejtim të kundërt vazhdimisht. Të largohemi sa më shumë !Unë përgjigje nuk jap. Se kush na e vodhi a vjedh Atdheun ! Ndonëse në majë të gjuhës e kam.Por pyetje po! Kam ! Oh sa shumë kam !

Kush do ma kthejë Atdheun tim ?Të humbur ?

A.B

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surprizon Alfred Peza, vjen me libër të ri: Këta janë protagonistët
17 vjet nga krijimi i Parkut të Butrintit ish-Drejtori "leksion" me turistët »
Article Logic
Execution time: 0.030158996582031
array(1) { ["section"]=> string(81) "fitues-i-konkursit-per-vettingaret-shpallet-astrit-bllaca-shkrim-dritherues-93703" }