Fituesja e Eurovozion nga rrjetet sociale është…Elhaida Dani nga Shqipëria

Publikuar tek: kulture-art, më 08:13 23-05-2015 Fituesja e Eurovozion nga rrjetet sociale është…Elhaida Dani nga Shqipëria Elhaida Dani me flamurin shqiptar

Sot, kur janë edhe disa orë nga finalja e madhe e Eurovizion, Elhaida Dani nga Shqipëria, rezulton si favoritja kryesore për të fituar Eurovizion Song Contest, të paktën sipas vlerësimeve që vijnë nga mediat sociale.

Adope Digital Index ka analizuar votat në mediat sociale në shtetet konkurruese përpara dhe pas gjysmë finaleve këtë javë (Adope është kompani partnere me CMO.com). Përpara gjysmëfinaleve, konkurrenti nga Austrialia, Sebastian, ishte në krye të këtyre klasifikimeve, por analizat më të fundit të bëra pas gjysmëfinaleve tregojnë se ai është “mundur” nga kënga shqiptare. Finanlja e madhe do të mbahet sot në Vjenë.

“Nëse Eurovizion vendoset nga popullariteti, fituesja e finales së madhe duhet të jetë Elhaida Dani nga Shqipëria” thotë Philippe Laguerre – Auguste, Drejtor i komunikimit në EMEA tek Adobe. “Media sociale paraqet një interes të shkurtër për pjesmarrësit në këtë festival”.

10 më kryesorët e ADI Eurovizion të bazuar në klikimet dhe kombinimet në median sociale, ata që kanë klikuar YouTube, Tëitter dhe të tjera janë si më poshtë:

sondazhi2

Analizat ADI përdorin Adope Social për të studiuar përmendjen në disa gjuhë të botës duke përfshirë Facebook, Google+, Reddit, Twitter, Dailymotion, Flickr, Instagram, Tumblr, VK, Disqus, Foursquare, Metacafe, Ëordpress, Youtube ashtu sikurse edhe blogjet.

“Indeksi i Adobe Digital vuri re shumë lëvizje në mediat sociale javën e kaluar” thotë Laguerre August. “Shumë lëvizje kanë ardhur nga Belgjika dhe më të shumtat nga Azerbajxhani që u ngjit në vendin e gjashtë”. Ndërkohë lëvizjet kanë treguar se edhe Polina Gagarina nga Rusia lëvizi nga vendi i 10 në të katërtin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elhaida çmend në provën para finales (VIDEO)
Prova para jurisë e Elhaidës pak orë para finales, mahnit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021131038665771
array(1) { ["section"]=> string(80) "fituesja-e-eurovozion-nga-rrjetet-sociale-eshte-elhaida-dani-nga-shqiperia-11773" }