Fituesja e fundit e “Këngës Magjike” reagon pas polemikave: Nuk dua të bëj moral, por mos e prishni gojën dhe zemrën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:41 10-12-2016 Fituesja e fundit e “Këngës Magjike” reagon pas polemikave: Nuk dua të bëj moral, por mos e prishni gojën dhe zemrën

Fituesja e edicionit të kaluar të “Këngës Magjike”, Aurela Gaçe ka reaguar pas polemikave të krijuara së fundmi nga këngëtarët, të cilët pretendojnë se disa konkurrentë janë favorizuar.

Aurela u ka bërë thirrje të gjithë artistëve që të shijojnë momentin e tyre në skenë dhe të fokusohen te publiku dhe jo te një kupë, që sipas saj, nuk mund t’u ndryshojë jetën. Këngëtarja ‘veterane’ e skenës shqiptare thekson se ajo që duhet të ketë më shumë rëndësi është dashuria e publikut dhe pëlqimi i këngës prej tyre.

Ajo kërkon nga kolegët që të mos prishin gojën dhe zemrën vetëm për një çmim.

Reagim i plotë i Aurela Gaçes:

Si mendoni ju, kujt t'ja dorezoj kete kupe??? Ka ardhur momenti ta dorezoj  ? ... kam nje lutje per koleget e artistet . Packa se votimet jane i keni bere per njeri -tjetrin, mbas perfundimit te ketij konkurrimi , mos e hidheroni mendjen e zemren kundrejt miqve , ose edhe atyre qe mbase nuk ju kane votuar sic ju deshironi. Une vertete e kam ate kupe ne dore, por e verteta eshte se te dashur per publikun nuk te ben fitorja e nje kupe. Do te thoni ju, flet keshtu ti se e ke marre. Jo jo. Publiku ne fakt kur kendon me ty , as nuk e mendon e as do t'ja dije per renditjen tende ne nje konkurs. Atij ose i pelqen ajo kenge, ose jo. Kaq vite ne skene e ne terren direkt me publikun, me kane mesuar shume. Nese ju e dini se cfare jeni per publikun, atehere nuk mund te prisni nje kupe qe t'ja u konfirmoje dashurine e publikut. Jeta ka shume me shume se kaq. Shijojeni skenen, sepse ju ate keni dashuri. S'dua te bej moral, por vertete e di perfundimin , gjithmone ka te pakenaqur...por jeta jone nuk mund te rrotullohet vetem rreth fitimit te asaj kupe. Une keshtu e shoh. Eshte bere kaq shume pune, nga ju , nga producentet, nga te gjithe aty ....e ne fund ka gjithmone artiste qe i pervishen kolegut, ose jurise nese do te kishte nje te tille per ndarje cmimesh. Fundja fundit, nje do ta fitoje...e jeta vazhdon po njesoj mbas kesaj, me te njetat gezime e halle....kur mendoj qe kjo bote ka kaq shume halle...e ne prishim gojen e zemren per nje kupe, me duket pak e padrejte nga ana jone , qe pretendojme se i sjellim gezim publikut . ?. Te kemi shendetin ?se jeta vazhdon.

Te gjithe jemi fitues perderisa dalim ne skene e bejme ate qe kemi enderruar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024525165557861
array(1) { ["section"]=> string(118) "fituesja-e-fundit-e-kenges-magjike-reagon-pas-polemikave-nuk-dua-te-bej-moral-por-mos-e-prishni-gojen-dhe-zemren-62257" }