Fjala e Ramës shoqërohet me duartrokitje dhe ja cili moment ngacmoi mësuesit

Publikuar tek: politike, më 19:32 16-12-2015 Fjala e Ramës shoqërohet me duartrokitje dhe ja cili moment ngacmoi mësuesit

Të prekur emocionalisht dhe vlerësues ndaj gjestit të kryeministrit dhe ministres së Arsimit për t’I pritur në një darkë në Pallatin e Kongreseve, mësuesit më të mirë kanë dëgjuar me shumë vëmendje.

Ata kanë shoqëruar me duartrokitje kryeministrin Rama dhe ministren Nikolla, teksa ajo u thoshte atyre ‘’Ju kam zemër!’’.

Rama në fakt vlerësoi shumë diçka te ta që i bëri ta duartrokasin në këtë darkë të veçantë. Dhe gjithçka kishte të bënte me fjalitë thënë për figurën e tyre.

“Mësuesi nuk është një leckë që mund ta marrësh dhe ta nxjerrësh jashtë. Sepse në fakt i vetmi pushtet mbi shkollën duhet të jetë pushteti i mësuesit.

Një figurë që duhet të luftojmë se bashku për ta bërë të paparekshme. Një figurë që jo vetëm për  nxënësit, por çdo autoritet publik duhet të qëndrojë me autoritet. Ku mësuesi nuk preket dot dhe nuk ka pushtet institucionesh që nuk mund të prekin mësuesit. Dhe për këtë arsye ne jemi investuar që t’i kualifikojmë mësuesit. Të jeni të sigurt se do bëjmë më të mirën. Dhe edhe nëse do bëjmë gabime, do jenë gabime të bëra me zemër! ”, tha Rama, i cili u shoqërua me duartroktitje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta pret ministren e Mbrojtjes së Gjeorgjisë
Qeveria tregohet bujare, do u japë shpërblim policëve »
Article Logic
Execution time: 0.018087863922119
array(1) { ["section"]=> string(82) "fjala-e-rames-shoqerohet-me-duartrokitje-dhe-ja-cili-moment-ngacmoi-mesuesit-27932" }