Fjalët e fundit të Dritëroit të madh thënë në poezi: S’dua të redaktoj jetën time (E PLOTË)

Publikuar tek: kulture-art, më 16:25 03-02-2017 Fjalët e fundit të Dritëroit të madh thënë në poezi: S’dua të redaktoj jetën time (E PLOTË)

Shkrimtari i madh Dritëro Agolli ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare para pak minutash në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Para se të ndahej nga jeta Dritëroi i madh ka shkruar edhe disa vargje të cilat newsbomb.al po i publikon si më poshtë në poezinë e titulluar “Kështu dhe ashtu”.  

Kështu dhe ashtu,

Dhe mirë dhe keq dhe vështirë,

Po mund të ndodhte më mirë.

Ç't'i bësh?

S'redaktohet një jetë,

Ç'ke bërë , të mbetet gjithmonë.

E dini?

Nuk jam nga ata të stisur poetë,

Që jetën e tyre me laps redaktojnë.

Kështu dhe ashtu ,

Të drejta,gënjeshtra, mëdyshje ...

Po mund të ndodhte dhe ndryshe.

Dritëro Agolli

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Heqja nga lista e 239 monumenteve të kategorisë së dytë në Gjirokastër, reagon Instituti i Monumenteve të Kulturës: S'ka asgjë të vërtetë
“Kur të jesh mërzitur shumë...” poezia e Dritëroit për Sadijen që u kthye në këngë e himn jete »
Article Logic
Execution time: 0.017482042312622
array(1) { ["section"]=> string(94) "fjalet-e-fundit-te-driteroit-te-madh-thene-ne-poezi-s-dua-te-redaktoj-jeten-time-e-plote-67630" }