Fjalët e para të De Biasit pas fitores me Rumaninë drithërojnë çdo shqiptar

Publikuar tek: sport, më 22:30 19-06-2016 Fjalët e para të De Biasit pas fitores me Rumaninë drithërojnë çdo shqiptar

“Ky ka qenë motivi i katër viteve”, këto janë fjalët e para të trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni De Biasi që kanë emocionuar çdo shqiptar.

“Ky ka qenë motivi i katër viteve. Kemi punuar në katër vite dhe kemi arritur këtu. Sigurisht që është dita më e bukur me Kombëtaren. Fitore historike që do të mbetet në mendjen e të gjithëve.

Sinqerisht mendoj se ndaj Francës dhe Zvicrtës kemi merituar më shumë. Skuadra jonë e ka pasur të vështirë të ambientohej me këtë klimë sepse skuadrat kanë shumë vlera në këtë nivel dhe janë të mësuara me këtë nivel. Ne arritëm që të ambientoheshim me këtë klimë dhe skuadra ka bërë lojën e mirë.

Të gjithë tifozët e Shqipërisë duhet të jenë shumë të lumtur për këtë që ka bërë kombëtarja. Kundër Zvicrës për 1 orë edhe pse me një lojtar më pak ne bëmë lojën dhe rastet tona. Ndaj Francës u ndëshkuam në fund. Në ndeshjen me Francën mund të kishim marrë rezultat tjetër, por u mundëm në minutën e fundit.

Janë fjalët e duhura. Pavarësisht se ishte shkruar në tabelat e stadiumit, por mendova se do të gaboja në një fjalë, por nuk e bëra një gjë të tillë.

Faleminderit më pëlqen, mirupafshim!”, tha De Biasi pas fitores historike me Rumaninë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja sa do t'i duhet Shqipërisë të presë për të mësuar kualifikimin
Foto sa njëmijë fjalë: Ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani feston kështu »
Article Logic
Execution time: 0.026774883270264
array(1) { ["section"]=> string(81) "fjalet-e-para-te-de-biasit-pas-fitores-me-rumanine-dritherojne-cdo-shqiptar-44022" }