Fjalët e para të Panuçit në “shqip”: Ja pse i thashë po Shqipërisë, De Biasi dhe e ardhmja e skuadrës kuqezi

Publikuar tek: sport, më 10:25 19-07-2017 Fjalët e para të Panuçit në “shqip”: Ja pse i thashë po Shqipërisë, De Biasi dhe e ardhmja e skuadrës kuqezi

Gjatë konferencës për shtyp, në prezantimin e tij, trajneri i ri i Shqipërisë ka treguar për bisedën e parë me presidentin Duka dhe objektivat e tij. Panuçi ka folur për objektivat dhe skuadrën.

“Ishte shumë e thjeshtë për të bindur presidentin. Për mua të jesh trajneri i Shqipërisë është një okazion shumë i rëndësishëm. Presidenti më dha ndjesinë e një njeriu shumë praktik. Unë kërkoja diçka serioze për të vijuar rrugëtimin tim si trajner. E mora shumë shpejt këtë ndjesi pasi fola me presidentin.

Objektivi i vetëm është për të shkuar në Europianin e vitit 2020. Për këtë do të punojmë maksimalisht. Giani De Biasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Është e drejtë ta vlerësosh këtë gjë. Ai është një miku im dhe jam i lumtur për historinë që ai ka bërë.

Është një detyrë e vështirë por tani do të provojmë një kapitull tjetër të historisë.

Përsa i përket grupit, ndryshe nga fillimi i De Biasit me skuadrën, ekipi në atë moment ishte në ndërtim të sipër ndërsa tani skuadra është në një nivel të lartë.

Përsa i përket lojtarëve të grumbulluar, të kampionatit shqiptar apo të kampionateve të huaja. Nëse do të ketë futbollistë të standartit të kërkuar, do të marrim këdo. Rëndësi ka të fitojmë ndeshjet”, ka deklaruar Panuçi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbërrin trajneri i ri i kombëtares shqiptare në aeroportin e Rinasit
Duka prezanton trajnerin e ri: I kërkoj falje Zengës, Sedorfit dhe Malezanit por zgjodhëm më të mirën »
Article Logic
Execution time: 0.017429113388062
array(1) { ["section"]=> string(110) "fjalet-e-para-te-panucit-ne-shqip-ja-pse-i-thashe-po-shqiperise-de-biasi-dhe-e-ardhmja-e-skuadres-kuqezi-86635" }