Fjalët e Sadikut pas ndeshjes me Rumaninë do ju rrënqethin në këtë fitore historike

Publikuar tek: sport, më 22:18 19-06-2016 Fjalët e Sadikut pas ndeshjes me Rumaninë do ju rrënqethin në këtë fitore historike

Armando Sadiku është heroi i kësaj nate, ndërsa në 9 ndeshjet e fundit ka shënuar 5 gola për kuqezinjtë, nga ku ky i sotmi është më i rëndësishmi nga të gjithë. Elbasanasi shprehet i emocionuar për golin e shënuar, ndërsa ua dedikon shokëve të skuadrës dhe trajnerit që i dha besimin.

“Normal që është goli më i bukur që më ka gëzuar më shumë në të gjithë karrierën time. Nuk e pash mirë që topi shkoi në rrjetë, por vetëm që të gjithë lojtarët erdhën drejt meje. Vetëm doja të shkoja te stoli dhe të festoja me të gjithë. Rash dhe nuk e pash topin në rrjetë. Kam ndjerë shumë vetëbesim sot. Falenderoj trajnerin që më dha mundësinë për herën e tretë që më futi në formacion. Ua shpërbleva me gol të gjithëve. I falenderoj të gjithë. Fitoren ua dedikoj djemve të ekipit të Kombëtares që më kanë dhënë besimin dhe më kanë ndihmuar. Në hotelin tonë ku rrimë do të shpresojmë që të na japin mundësinë që të kualifikohemi. Kjo është speciale për të gjithë shqiptarët”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA zgjedh njeriun e ndeshjes dhe...nuk është Sadiku
Ja sa do t'i duhet Shqipërisë të presë për të mësuar kualifikimin »
Article Logic
Execution time: 0.029210090637207
array(1) { ["section"]=> string(89) "fjalet-e-sadikut-pas-ndeshjes-me-rumanine-do-ju-rrenqethin-ne-kete-fitore-historike-44020" }