Fjalët prekëse të poetit Lefter Çipa për ndarjen nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo

Publikuar tek: kulture-art, më 20:31 20-11-2017 Fjalët prekëse të poetit Lefter Çipa për ndarjen nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo

Me fjalë prekëse poeti Lefter Çipa shpreh pikëllimin për ndarjen nga jeta të mikut të tij, kompozitorit Aleksandër Lalo.

"Ky është një dëshpërim shpirti !

20 nëntori 2017 mëngjes me borē të ngarkuar, po ndiej një dëshpërim shpirti nga lajmi që më dërgoi bora e maleve. Bashkë me erën e borës dëgjoj kompozimet e Aleksandër Lalos. Ndenja dhe po mendohesha dhe bashkë me dëshpërimin mu ngrenë dhe supet përpjetë. Ky artist mbetet në kujtesë, djalosh i bukurive shpirtërore që mbushi zemrat e shqiptarëve me muzikë dhe këngë. Jam i sigurt se nuk është mërguar! Ai rishtazi është me kompozimet e tija. Krenohet qytetaria dhe dashuria njerëzore për njerëz dhe artistë të tillë si Aleksandër Lalo.

Prandaj duhet të ketë durimin dhe kurajo familja e tij. Ne qytetarēt e Shqipērisë ta përcjellim me trëndafila të Atdheut, sepse këta trëndafila janē dhe nderimi që i bëhet këtij artisti kombëtar sepse i mbolli e na i la trashëgimni shpirtërore .

Durimi tek njeriu është nderimi dhe stolia që ka lënë pas Ai që ne i themi sot:lamtumirë! Mendoj se nuk ka lamtumirë për Aleksandër Lalon, sepse lamtumira e tij është mirëseugjeta në këngët dhe kompozimet e tij. Një dukuri shpirtërore është dita që miku i shpirtit tim Lalo, përcillet me borë në majat e maleve. Ju bëftë një ëngjëll parajsi shpirti i tij! Ju bëftë ëngjëll parajsi që përsëri të na veshë shpirtin tonë me muzikë të mëndafshtë e me hove melodie shqiptare!

Nderime dhe ngushëllime familjes së mikut tim të ëngjëlluar, Lalo!

Me nderime Lefter Çipa

Himarë"

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bujar Qamili, këngëtari shkodran “djeg” sofrën tironase te Pallati i Kongreseve, mirepritet në Tiranë
Ndarja nga jeta e Aleksandër Lalos, Alketa Vejsiu e nis “DWM” me një dedikim të veçantë për mjeshtrin »
Article Logic
Execution time: 0.022034883499146
array(1) { ["section"]=> string(96) "fjalet-prekese-te-poetit-lefter-cipa-per-ndarjen-nga-jeta-te-kompozitorit-aleksander-lalo-100279" }