Fjalimi fortë i Mimoza Hafizit në kongres: Partia në Shkodër u la në dorë të aventurierëve, sot janë para drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 17:49 19-03-2016 Fjalimi fortë i Mimoza Hafizit në kongres: Partia në Shkodër u la në dorë të aventurierëve, sot janë para drejtësisë

Deputetja Mimoza Hafizi ka mbajtur një fjalim të fortë dhe tone kritike ndaj drejtuesve më të lartë të Partisë Socialiste, për gjendjen e krijuar në degën e Shkodrës.

Hafizi ka kritikuar drejtimin e Partisë Socialiste të Shkodrës në këto 10 vitet e fundit, që sipas saj është lënë në duar të aventurierëve që sot janë përpara drejtësisë. Ndonëse nuk ka përmenduar emra, deputetja shkodrane i referohet Tom Doshit dhe kryetarit Edi Rama.

Ajo është shprehur se është lënë jashtë çdo vendimarrjeje politike, ndërsa baza sipas deputetes nuk është marrë në konsideratë. Hafizi e ka konsideruar jo normale që të kërkohet respektimi i normave në bazën e partisë, ndërkohë që ato shkelen në qëndër me moszgjedhjen e kryetarit.

Pjesë nga fjala e Mimoza Hafizit:

Dëshiroj t’ju flas në këtë kongres me zërin e sociaistëve shkodranë. Partia në Shkodrës është gjendur gjithnjë përballë një lufte të egër dhe pa principe nga kundërshtari i djathtë, me vota të vjedhura dhe të blera. Gjithsesi, mendoj se armikun më të madh e ka pasur brenda vetes.

Vetëm në këtë 10 vjeçar të fundit, Partia e Shkodrës ka pasur një rradhë kryetaresh të komanduar dhe më pas të shkarkuar. Komandimet janë bërë pas një komunikim me bazën apo deputetët. Në 10 vjeçarët e fundit partia e Shkodrës u la në duart e aventurierëve që sot janë përpara drejtësisë. Në 3 vitet e qeverisjes së PS-së, nuk u krijua lidhja me qeverinë. Kjo situatë emërimesh, punësimesh pa asnjë princip, demoralizojë soicalistët. Partia Socialiste në Shkodër duhet të ishte barrier për korrupsionin, por nuk është kështu. Janë edhe këto disa nga arsyet e humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës.

Mua nuk më është lënë asnjë zonë përgjegjësie në Shkodër, beteja ime u la në hije. Pikërisht kjo situatë në Shkodër më ka motivuar fort, në përpjekjen që po bëjmë së bashku me kolegët e tjerë socialistë, për respektimin e normave statutore. Unë besoj se çdo kush nga ju që e ka ndjekur veprimin tonë për mbrojtjen e normave, e ka vlerësuar.

A ka kuptim që normat të respektohen në bazë dhe jo në qëndër siç është edhe zgjedhja e kryetarit të partisë? Miq të nderuar, a duam një PS më të mirë? Kjo varet tërësisht nga ne, ju bëj thirrje të merrni në dorë fatet tuaja. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arta Dade: Votimi për kryetarin, e vetmja mënyrë për të fituar sërish zgjedhjet. Berishën dështuam ta dërgonim para drejtësisë
Ben Blushi merr fjalën në kongres: Edi Ramën e ftoj në zgjedhje, ka marrë peng PS-në »
Article Logic
Execution time: 0.021104097366333
array(1) { ["section"]=> string(120) "fjalimi-forte-i-mimoza-hafizit-ne-kongres-partia-ne-shkoder-u-la-ne-dore-te-aventuriereve-sot-jane-para-drejtesise-35522" }