Fjalimi pas mesnate i Blushit: Unë nuk kam nevojë për nje shtet obez

Publikuar tek: politike, më 07:37 04-12-2015 Fjalimi pas mesnate i Blushit: Unë nuk kam nevojë për nje shtet obez Ben Blushi, deputet i PS

Deputeti Ben Blushi ka dalë kundër qeverisë së tij dhe në krah të pronarëve  ndërsa tha se prona atyre po u merret për herë të dytë. Blushi në fjalimin e mbajtur pas mesnate në Kuvend e cilësoi qeverinë si “obeze”. “Unë jam kundër që shteti merr prona të tepërta. Sepse nëse shteti merr prona të tepërta, ato që nuk i takojnë në fakt disa prej të cilave i përmenda, shteti bëhet obez. Unë nuk kam nevojë për një shtet obez”, tha Blushi.

Nga fjalimi i deputetit:

“Sikur në këta 25 vjet do kishim zgjidhur çështjen e pronës, sot do të kishim më pak konflikte në këtë parlament, dhe Shqipërisë do ti kishim kursyer të paktën 3 mijë jetë. Kjo është një nga faturat më të dhimbshme të konflikteve sociale që ka krijuar mungesa e kthimit të pronës. Të paktën 3 mijë jetë me statistikë janë marrë për shkak të sherreve për pronat e pakthyera, për të mos thënë këtu se ccfarë ka humbur ekonomia jonë, mungesë investimesh në turizëm në bujqësi, miliarda euro që i kanë marrë padrejtësisht dhe që duhet ti kishin marrë ata që kanë prona. Kam përshtypjen se ne si klasë politike kemi një problem, nuk jemi sa duhet të ndjeshëm për çështjen e pronës se shumica në këtë parlament nuk janë konfiskuar nga shteti para vitit ‘44 edhe ata që kanë pasur prona nuk kanë qenë të ndjeshëm. Imagjinoni të gjithëve ne këtu në këtë sallë të na merreshin shtëpitë, pra shteti të kthehej kundër jush, t’ju merrte shtëpitë, tokat, pronat gjithshka që keni dhe t’ua sekuestrojë. Dhe pas 20 apo 30 vjetësh kur shteti të kthehet në ekuilibër, nipërit apo bijtë e këtij parlamenti të futeshin në një kalvar gjyqesh dhe të mos i gëzojnë pronat që keni lënë trashëgim ju. E pra kjo ka ndodhur në këto 25 vjet. Një brez e humbi mundësinë që të gëzonte pronën që kishte vënë, u persekutua dhe vazhdon të persekutohet, bijtë apo nipërit e tyre akoma nuk po i gëzojnë edhe pas 70 vjetësh tha Blushi.

“ Pra ky është një detyrim të drejte, them unë. Dikush tha këtu se kjo është çështje politike. Kjo nuk është çështje politike. Po të ishte kështu s’do kisha folur fare sonte. Besoj se çështja e pronës është çështje e të drejtës universale. Është njëlloj si liria e besimit, liria e lëvizjes apo si fjala e lirë. Edhe prona hyn tek e drejta themelore e njeriut. Nuk është një e drejtë relative që mund të negociohet mes palëve. Po të ishte konsideruar si e tillë që në vitin 1991 apo 1992 kur u ndërhy për herë të parë për të zgjidhur çështjen e pronës, dhe kthimi dhe kompensimi i pronës të kishte qenë automatik, do ti kishim kursyer vetes kaq shumë andralla që do të vazhdojnë për fat të keq. Sigurisht nuk është dita për të bërë gjyq, por është dita për ta thënë që për fat të keq pronarët menduan se u përfaqësuan nga Partia Demokratike, duke i trajtuar edhe më keq. Është paradoks se partia që pretendonte të përfaqësonte pronarët, në fakt pretendoi se përfaqësonte edhe ata që zaptuan pronat e tyre. Është e pamundur të pretedosh se përfaqëson edhe pronarët edhe ata që kërkuan legalizim mbi pronat që i zaptuan pronarëve. Ky është absurdi i parë politik. Të vijmë tek ligji. Unë jam në dilemë nëse ky ligj e zgjidh ose jo. Pse? E para në parim. Ligji nuk e kthen pronën. Ligji e trajton dhe kompenson financiarish. Ku po e çon qeveria tepricën një gjë që nuk e saktëson? Ku e çon këtë tepricë që nuk e kthen?

Unë jam kundër që shteti merr prona të tepërta. Sepse nëse shteti merr prona të tepërta, ato që nuk i takojnë në fakt disa prej të cilave i përmenda, shteti bëhet obez. Unë nuk kam nevojë për një shtet obez. 

Unë jam i majtë dhe besoj që shteti duhet të ketë më shumë përgjegjësi. Por shteti duhet të ketë aq përgjegjësi sa mund të mbajë mbi kurriz. Shteti nuk ka pse u merr njerëzve prona të cilat nuk janë të vetat. Ky ligj këtë përgjigje për fat të keq nuk jep. Kjo e zhyt shtetin në obezitet, në korrupsion sepse dikush do i shesi ato prona që pronarëve nuk i kthehen në një fund pa krye. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima: Do ta votoja me kënaqësi Ilir Metën për kryeministër
Ja çfarë i tregoi Jorida Tabaku-Sali Berishës për Edi Ramën në ipad »
Article Logic
Execution time: 0.025180101394653
array(1) { ["section"]=> string(73) "fjalimi-pas-mesnate-i-blushit-une-nuk-kam-nevoje-per-nje-shtet-obez-26919" }