Fjalimi prekës i Luiza Gegës në Kryeministri: Kam dashur të lë sportin për të punuar, jeta ime ka qenë e vështirë

Publikuar tek: sport, më 19:49 01-08-2016 Fjalimi prekës i Luiza Gegës në Kryeministri: Kam dashur të lë sportin për të punuar, jeta ime ka qenë e vështirë

Atletja Luiza Gega ka mbajtur një fjalim prekës në pritjen e organizuar në Kryeministri për ekipin shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, “Rio 2016”, nga zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministrja e Sportit Lindita Nikolla.

Gega ka treguar se ka pasur një jetë të vështirë dhe më parë ka menduar të lërë sportin për të punuar. Ajo ka falenderuar trajnerin që nuk e lejoi të largohej nga sporti, ndërsa shprehu bindjen se suksesin më të madh nuk e ka arritur akoma.

 “Rruga ka qenë e vështirë në jetën time, kam pasur jetë të vështirë, ka pasur ditë kur kam dashur ta lë sportin për të mbajtur vetën se duhet të punosh. Sot falenderoj pa masë trajnerin tim që nuk më la të lë sportin në ditë të vështira. Shpresoj të jem këmba e mbarë edhe për sportistë të tjerë. Besoj që me mbështetje mund të arrijmë ta ngremë lart këtë flamur. Unë që e kam përjetuar nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Sot ndjehem vërtet shumë krenare për veten, familjen, të gjithë që më kanë mbështetur. E dija që dhënia e medaljes do ishte çështje kohe. Olimpiada është e vështirë, po e di që me pak kam arritur këtu dhe me pak më shumë do arrij më lart. Me pak ndihmë ne mund të arrijmë shumë në sport”, u shpreh Gega. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbët çmenden nga postimi i Chelsea për Matiç: “Provokacija”
Publikohet video fantastike e Kosovës në Rio 2016. Po Shqipëria? »
Article Logic
Execution time: 0.16340398788452
array(1) { ["section"]=> string(117) "fjalimi-prekes-i-luiza-geges-ne-kryeministri-kam-dashur-te-le-sportin-per-te-punuar-jeta-ime-ka-qene-e-veshtire-48413" }