Fjolla Morina nxjerr në pah barkun e rritur: Brenda meje po rritet një engjëll

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:20 29-04-2015 Fjolla Morina nxjerr në pah barkun e rritur: Brenda meje po rritet një engjëll

Fjolla Morina po shijon shtatëzëninë e saj të dytë dhe nuk e ka pasur aspak kompleks që të ndajë me fansat foto me barkun e rritur.

Këngëtarja do të jetë në kopertinën e revistës “Albanian Hello” për muajin maj dhe gjatë intervistës është shprehur: “Brenda meje por rritet një engjëll”, pa na treguar ende gjininë e bebes së saj. Në foton e realizuar nga fotografi Juxhin Kurti, Fjolla shihet e veshur me reçipeta dhe fund të gjatë në ngjyrë të verdhë. Edhe pak kohë më parë këngëtarja pati ndarë me miqtë foto, në të cilat shihet tërësisht e zhveshur dhe me barkun e rritur në pah. Në prill, Fjolla qëndroi gjithashtu në kopertinën e revistës “Grazzi”.

Ajo është në pritje të fëmijës së dytë, pas lindjes së vajzës përpara 8 vitesh.

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021983861923218
array(1) { ["section"]=> string(82) "fjolla-morina-nxjerr-ne-pah-barkun-e-rritur-brenda-meje-po-rritet-nje-engjell-9969" }