Fjolla Morina sqaron mediat: Nuk largohem nga frika

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:42 18-10-2015 Fjolla Morina sqaron mediat: Nuk largohem nga frika

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar lidhur me lajmet se ajo është larguar nga Kosova për shkak të incidentit të ndodhur një ditë më parë. Morina i mohon këto zëra duke u shprehur udhëtimi i saj ishte planifikuar dhe se incidenti i ndodhur nuk mund t’i prishë asaj planet.

“Sqarim: Për portalet që shkruajnë që unë u arratisa pas incidentit po ju shuaj kuriozitetin. Thjesht e kisha vendosur më parë të ikja me pushime dhe nuk kam ndërmend të largohem nga planet e mia pse ndodhi një incident i tillë. Fjolla është më e fortë se kurrë në këto momente. Dy persona të ulët do ndëshkohen për këtë veprim pasi drejtësia do vihet në vend! Falenderoj të gjithë ato që më kanë përkrahur”, shkruan ajo në facebook.

Dje Fjolla Morina u dhunua nga ish-dashur i saj dhe e fejuara e tij në Prishtinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021964073181152
array(1) { ["section"]=> string(56) "fjolla-morina-sqaron-mediat-nuk-largohem-nga-frika-23397" }