Flamur Noka sulmon ashpër ministrin Saimir Tahiri, e quan “klysh të Shullazit”

Publikuar tek: politike, më 21:29 22-04-2016 Flamur Noka sulmon ashpër ministrin Saimir Tahiri, e quan “klysh të Shullazit”

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka sulmuar shpër ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pas deklaratës së tij për presidentin Bujar Nishani.

Noka e quan Tahirin “klysh të Shullazit” që “shkreh armën kundër kreut të shtetit, i cili bëri të ditur një fakt tronditës se informacioni për 1000 oficerë policie të inkriminuar gjendet në tavolinën e ministrit të brendshëm”.

“Klyshi i Shullazit, Saimir Tahiri sulmoi sot Presidentin e Republikës me etiketimet që përdoren zakonisht në bandën ku ai bën pjesë. Si ushtar krenar i Shullazit që është, Tahiri shkrehu sot armët ndaj kreut të shtetit, i cili bëri të ditur një fakt tronditës se informacioni për 1000 oficerë policie të inkriminuar gjendet në tavolinën e ministrit të brendshëm. Por ministri i brendshëm është në ethe të rënda sepse gjysma e bandës ku bën pjesë gjendet brenda. Dhe shpejt banda do bashkohet pikërisht për shkak të inkriminimit që denoncon Presidenti. Ndaj sduron dot këlyshi i Shullazit kur dëgjon fjalën inkriminim e nxjerr putrat nga zemërimi”, shkruan Flamur Noka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas hetimit 1 vjeçar, arrestohet vëllai i ish-ministrit shqiptar
Kërkesa më e çuditshme që një deputete e PS bën për çështjen e Shullazit (ME VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.1089448928833
array(1) { ["section"]=> string(81) "flamur-noka-sulmon-ashper-ministrin-saimir-tahiri-e-quan-klysh-te-shullazit-38414" }