Flamuri gjigand shqiptar që do hapet sot në Francë, flet krijuesi: Kushtoi 15 mijë euro

Publikuar tek: sport, më 13:24 15-06-2016

Një flamur gjigand shqiptar është menduar të hapet sot në afërsi të stadiumit  “Velodrome’’ të Marsejës, gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri.

Plot 10500 metër katrorë, 150 metër i gjatë me 70 metër i gjerë, këto janë përmasat e flamurit super të madh, që pritet të hapet nga tifozët kuq e zi.

Për flamurin flet krijuesi, Fatlum Kurtaj.

‘’Jam iniciatori i këtij flamuri, por jo i vetmi. M’u dha ndihma edhe nga shqiptarë të tjerë.

Është një flamur gjigand 150 metra me 70 metër, pra 10500 m2. Kohë rekord, për 3 javë ditë është realizuar.

Shpenzimet, kosto e madhe, 15 mijë euro.’’, tregon Kurtaj, që do gëzojë zemrën e gjithë shqiptarëve, anembanë botës.

Por si do arrijë të hapet ky flamur? Në formë ''Puzzle'' thotë organizatori, pjesë-pjesë. Shqiponja është vizatuar e gjitha me dorë.

fatlumkurtaj.jpg

Fatlum Kurtaj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zogu Nelson parashikon fituesin e ndeshjes Shqipëri-Francë
Shqipëria së bashku me Gjermaninë dhe Spanjën thyejnë rekord në Euro 2016 »
Article Logic
Execution time: 0.024120807647705
array(1) { ["section"]=> string(91) "flamuri-gjigand-shqiptar-qe-do-hapet-sot-ne-france-flet-krijuesi-kushtoi-15-mije-euro-43595" }