Flamuri i “Vatrës” drejt shkatërrimit, askush nuk financon

Publikuar tek: kulture-art, më 09:29 16-02-2015 Flamuri i “Vatrës” drejt shkatërrimit, askush nuk financon

Flamuri i bandës Kombëtare "Vatra" po shkatërrohet dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për ta ruajtur ende si një simbol të paçmueshëm Kombëtar.

Banda "Vatra" u krijua ne vitin 1916 në Amerikë nga shqiptaret e emigruar atje. Historia e flamurit është e shkruar në të. Faik Konica dha mendimin që kjo bandë të quhej "Vatra", të vinte në Shqipëri dhe kur të çlirohej Shqipëria, të shpërndahej.

Studiuesi Federik Stamati publikon disa foto nëpërmjet të cilave denoncon gjendjen aktuale të flamurit dhe bën thirrje për ndërhyrje të menjëhershme dhe të specializuar për të shpëtuar simbolin Kombëtar të “Vatrës”.

“Dikur ndërhyme në laborator për t'i dhënë "ndihmën e parë", e për ta shpetuar nga proceset e biodegradimit. Por puna mbeti në mes. Nga tre fotot e paraqitura kuptohet situata. Por ka edhe pjese më të rrezikuara të flamurit, i cili ka domosdoshmeri për ndërhyrje teper të specializuar. E përsëris, tepër të specializuar. Por askush nuk financon, megjithë kërkesat e përsëritura. A do ta lemë të zhduket, siç kemi lenë shumë objekte të historisë së Shqipërisë?”, shkruan me të drejtë studiuesi Stamati.

Foto të gjendjes aktuale të flamurit

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre destinacione të Shqipërisë turistike në një fundjavë
Saimir Pirgu në BBC, në Londër u luajt edhe një pjesë folklorike shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.017120838165283
array(1) { ["section"]=> string(60) "flamuri-i-vatres-drejt-shkaterrimit-askush-nuk-financon-3461" }