Flamuri i “Vorio Epirit” në ndeshjen e Greqisë, FSHF: E patolerueshme, ankesë në FIFA

Publikuar tek: sport, më 17:47 28-03-2016 Flamuri i “Vorio Epirit” në ndeshjen e Greqisë, FSHF: E patolerueshme, ankesë në FIFA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër ndaj shpalosjes së të ashtuquajturit flamuri i vorio epirit në ndeshjen miqësore Greqi-Mal i Zi në stadiumin e Athinës.

Në reagimin zyrtar të FSHF-së thuhet se shpalosja e atij flamuri, përfaqëson mungesë të patolerueshme në organizimin dhe administrimin e ndeshjes nga ana e Greqisë. Për këtë incident, Federata shqiptare do i adresohet me një ankesë FIFA-s.

“FSHF shpreh indinjaten më  të thellë për shfaqjen e simboleve ekstremiste nacionaliste gjatë ndeshjes Greqi - Mali i Zi, në stadiumin "Karaiskaqi" të Athinës, me datë 24 mars. Shpalosja e një flamuri gjigand në stadiumin ku u zhvillua ndeshja, që evokon një frymë të hapur urrejtje dhe nacionaliste, nuk perfaqëson thjesht një grup tifozesh ekstremiste por dhe një mungesë të patolerueshme në organizimin dhe administrimin e ndeshjes nga ana e vendit pritës. Keto episode, nuk kanë lidhje me futbollin dhe shkelin rëndë rregullat FIFA-s,  të pranuara nga të gjithë. Federata Shqiptare e Futbollit, njofton opinionin dhe median, se po përgatit një ankesë e cila do t'ju drejtohet komisioneve përkatëse të FIFA-s, të cilat duhet të mbajnë qëndrim për këtë rast, që nxit nacionalizmin dhe s'ka asnjë lidhje me frymën e "Fair Play". Kjo ankesë do tju dorëzohet menjëherë, organizmave përkatëse”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi nga Luksemburgu: Nesër, Shqipëri ndryshe në fushë
U21/ Kombëtarja shqiptare miqësore me Italinë në gusht »
Article Logic
Execution time: 0.018357038497925
array(1) { ["section"]=> string(86) "flamuri-i-vorio-epirit-ne-ndeshjen-e-greqise-fshf-e-patolerueshme-ankese-ne-fifa-36236" }