Flamuri kuq e zi apo atë verdh e blu, kë zgjedhin shqiptarët e Kosovës (Video)

Publikuar tek: kulture-art, më 20:39 19-02-2018 Flamuri kuq e zi apo atë verdh e blu, kë zgjedhin shqiptarët e Kosovës (Video)

Në një video të filmuar në nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, televizioni TRT ka zgjedhur të intervistojë qytetarët e rastësishëm në rrugët e shtetit më të ri të Europës duke i pyetur se kë nga dy flamurët do të zgjedhin si flamur të shtetit të tyre, atë kuq e zi apo atë blu.

Thuajse të gjithë të intervistuarit zgjodhën flamurin kuq e zi si flamurin e qytetarëve të Kosovës, kurse atë blu e kanë konsideruar si simbol që i përfaqëson si shtet në arenën ndërkombëtare. E ndërsa pyeteshin për arsyet se përse zgjodhën flamurin kuq e zi, ata arsyetuan se nëse do të kishin mundësi vendimmarrje mbi këtë çështje i kuqi do të përfaqësonte gjakun që është derdhur për liri, për të pasur flamurin zyrtar të Kosovës.

Kosova ka një popullsi prej 95% shqiptare kryesisht të besimit islam, 3% serbe dhe 2% janë kombe të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta ikona kinematografike në Afrikë
Lajm i mirë që me mëngjes nga kryeministri: Këtë pranverë me distinacion të ri turistik (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021214008331299
array(1) { ["section"]=> string(82) "flamuri-kuq-e-zi-apo-ate-verdh-e-blu-ke-zgjedhin-shqiptaret-e-kosoves-video-110791" }