Flamurtari ‘’bllokon” stadiumin, nuk i lejon FSHF-së të organizojë ‘Kupën Pavarësia’

Publikuar tek: sport, më 21:30 25-11-2015 Flamurtari ‘’bllokon” stadiumin, nuk i lejon FSHF-së të organizojë ‘Kupën Pavarësia’

Klubi vlonjat i Flamurtarit nuk i ka vënë stadiumin në dispozicion Federatës Shqiptare të Futbollit për të organizuar Kupën “Pavarësia” për festën e flamurit më 28 nëntor. Për 7 vite ky turne miqësor është organizuar në Vlorë, por pas refuzimit të Flamurtarit, FSHF ka përzgjedhur qytetin e Durrësit për të zhvilluar atje kupën ‘Pavarësia’.

Reagimi i plotë i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton opinionin dhe mediat, se edicioni i 7 të i Kupës “Pavarësia”, nuk do të zhvillohet si gjithmonë në Vlorë, në stadiumin “Flamurtari”. Shkak i prishjes së kësaj tradite disa vjeçare, ka qenë refuzimi i klubit “Flamurtari”, i cili nuk vë në dispozicion të këtij turneu mbarëkombëtar stadiumin e tij. Megjithë këmbënguljen e FSHF, si organizatore e aktivitetit, drejtuesit e klubit vlonjat nuk kanë pranuar që ky aktivitet të zhvillohej atje, duke bërë që i gjithë ky aktivitet të vihej në rrezik. Për më tepër që skuadrat pjesëmarrëse “Ferronikeli” nga Kosova, “Shkëndija” e Tetovës dhe “Otrant” nga Ulqini, kishin konfirmuar pjesëmarrjen dhe kishin nisur përgatitjet për këtë turne.

Federata Shqiptare e Futbollit, kishte marrë të gjitha masat dhe kishte bërë përgatitjet e saj që fillojnë nga prenotimi i hoteleve, përgatitja e materialeve publicitare etj. Por me anë të një shkrese zyrtare Klubi i Futbollit “Flamurtari”, njoftoi FSHF, se për shkak se tapeti i bari është i ri dhe kushtet meterologjike pritet të jenë të rënduara edhe në ditët në vazhdim, Kupa “Pavarësia” të mos zhvillohet në stadiumin “Flamurtari”.

Kupa “Pavarësia” ka hyrë në kalendarin e aktiviteteve zyrtare të FSHF, si një aktivitet nëpërmjet të cilit shqiptarët nga të gjitha trevat mblidhen për të luajtur dhe festuar së bashku në një ditë simbolike siç është Dita e Flamurit. Për këtë arsye është zgjedhur gjithmonë Vlora. Kupa “Pavarësia” e zhvilluar për gjashtë vjet me rradhë në këtë qytet, ka qenë pjesë e festimeve që organizohen atje, për këtë ditë ditë të shënuar për shqiptarët. Por fatkeqësisht, kjo traditë e bukur është prishur nga një vendim i Klubit të Futbollit “Flamurtari”, për të mos lejuar që Kupa “Pavarësia”, të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Vlorës.

Pavarësisht këtij qëndrimi të Klubit "Flamurtari", të pakuptimtë, absurd dhe aspak mikpritës (ç'ka cënon edhe traditen zemerhapur të qytetarëve të Vlorës), Federata Shqiptare e Futbollit, mori menjëherë masa që Kupa “Pavarësia”, të zhvillohej ne nje qytet tjeter. Në kohë rekord ajo përgatiti gjithçka, që aktiviteti të zhvillohej normalisht. U ra dakord të luhet në Durrës dhe në kohë rekord u siguruan hotelet dhe gjithçka tjetër. Një falenderim i veçantë shkon edhe për Klubin e Futbollit “Teuta”, që menjëherë vuri në dispozicion të gjithë infrastrukturën e vet për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm. Ajo gjeti mirëkuptimin e klubeve pjesëmarrëse “Ferronikeli”, “Shkëndija” dhe “Otrant”, të cilat u shprehën të gatshme, që aktiviteti të zhvillohet normalisht.

Pra Kupa “Pavarësia”, në edicionin e 7 të saj, do të zhvillohet në Durrës në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 12.00. me pjesëmarrjen e 4 skuadrave “Ferronikeli” nga Kosova, “Shkëndija” e Tetovës dhe “Otrant” nga Ulqini dhe “Partizani B”, nga Shqipëria.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Real Madridi dhe Florentino Perez marrin vendimin për të ardhmen e Benitez
Presidenti i Federatës Armene të Futbollit shpërthen në akuza: Ndeshja me Shqipërinë e trukuar »
Article Logic
Execution time: 0.022743940353394
array(1) { ["section"]=> string(84) "flamurtari-bllokon-stadiumin-nuk-i-lejon-fshf-se-te-organizoje-kupen-pavaresia-26289" }