Dy stadium të reja pritet t’i shtohen futbollit në Shqipëri në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët.
Stadiumi i ri i Flamrutarit të Vlorës është premtuar herët nga kryeministri Edi Rama, ni cili e përsëriti ditën e djeshme pasi ndoqi nga afër ndeshjen me Skënderbeun.
Projekt ide për stadiumin e Flamurtarit
"Nuk jam një ndjekës i rregullt i kampionatit, vij shumë rrallë në stadium, kështu që nuk kam ndonjë gjë të veçantë për të thënë. Për sa na takon, ne do vijojmë të bëjmë çmos për të përmirësuar infrastrukturën sportive dhe kam besimin se pas Arenës Kombëtare radhën e ka kompleksi i Flamurtarit”, deklaroi Rama."
Projekt ide për stadiumin e Skënderbeut
Po një premtim për stadium të ri bëri edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, fill pas fitores që shpalli Skënderbeun kampion për të gjashtën herë rresht. Peleshi deklaroi në profilin e tij në Facebook se korçarët meritojnë të kenë një stadium të ri.
Projekti i shumë debatuar i Arenës Kombëtare
Pas “Elbasan Arena” drejt përfundimit është edhe stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës ndërsa për Arenën Kombëtare të shumëdiskutuar pritet vendimi i KKT-së. Një rikonstruksioni rrënjësor i është nënshtruar edhe stadiumi Selman Stërmasi" i Tiranës që i ka dhënë një pamje të denjë. Poashtu "Partizani" pritet të ketë një stadium 9 mijë vendësh i rrethuar nga kompleske sportive.