Flamurtari e nis me humbje, triumfon Teuta

Publikuar tek: sport, më 18:21 22-08-2015 Flamurtari e nis me humbje, triumfon Teuta

Flamurtari i merkatos së bujshme e nis me humbje kampionatin. Ekipi i Stanislav Levit është mundur në stadiumin “Loni Papuçiu” nga Teuta me rezultatin 0 – 1. Takimi u zhvillua në Fier, pasi fusha e stadiumit të Vlorës është rinkonstrusion. Lojtarët durrsakë janë treguar më të vënvendshëmdhe kërkues.

Rreziku u parë erdhi në minutën e 15’. Goditja e Artur Maganit pritet nga Halilaj. Këmbëngulja e lojtarëve të Teutës vijoi me rastet e Mihanit dhe Shkallës. Nexhipi tregoi se do të jetë një element i rëndësishëm për Flamurtarin pas gjysmë ore lojë, duke patur mundësinë më të mirë për gol deri në ato çaste për ekipin vlonjat. Teuta nuk u dorëzua për asnjë moment dhe në të 33’ Meglid Mihani iu afrua golit. Goditja e dënimit e u prit nga Argent Halijaj në dy kohë. Në minutat e fundit janë më të mira për Flamurtarin, por pa arritur të shënojë, transmeton “Sportal”.

Pjesa e dytë nisi me Teutën kërkuese, që vuri në provë portierin Halilaj. Goli avntazhi erdhi në minutën e 62’ me autor Mihanin. Goditja e Erand Hoxhës preku traversën duke gjetur më pas mesfushorin kavajas në vendin e duhur dhe kohën e duhur për ta çuar topin në rrjetë. Ndryshimet e Stanislav Levit në sulm nuk sjellin rezultat për Flamurtarin, ndërsa Gugash Magani në minutat e fundit e ktheu ekipin në mbrojte, për të ruajtur fitoren.

Një nisje e shkëlqyer e Teutës, që ka një grup me shumë futbollistë të rinj, që treguan një lojë të mirë në premierë. Kategoria Superiore do të vijojë të dielën me ndeshjet Kukësi – Bylis dhe Tërbuni – Tirana, të dyja në orën 17:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpejtësi e pabesueshme e Cristiano Ronaldos (Video)
Biznesmeni koreano-jugor i interesuar për klubin e Vllaznisë »
Article Logic
Execution time: 0.0042719841003418
array(1) { ["section"]=> string(47) "flamurtari-e-nis-me-humbje-triumfon-teuta-18951" }