Flamurtari “tregon dhëmbët” ndaj Skënderbeut, kampionët nuk dinë më të fitojnë

Publikuar tek: sport, më 19:02 05-11-2016 Flamurtari “tregon dhëmbët” ndaj Skënderbeut, kampionët nuk dinë më të fitojnë

Flamurtari mposht 2-0 Skënderbeun në Vlorë, falë dy golave të Donjet Shkodrës në minutën e 8-të dhe Tomislav Bushiçit në të 38-ën. Dy gola të shënuar që në pjesën e parë dhe një avantazh i dyfishtë që u ruajt me mjaft kujdes nga skuadra e drejtuar nga trajneri Mezani. Pjesa e dytë ishte më e vakët se e para, kjo falë edhe Flamurtarit që diti ta mbante larg kundërshtarin.

Tri pikë shumë të rëndësishme për Flamurtarin që merr fitoren e dytë radhazi, pas suksesit 4-1 kundër Korabit një javë më parë.

Ndërkohë që Skënderbeu, tashmë pas 4 javësh radhazi nuk di më të fitojë, duke marrë vetëm 2 pikë, pikërisht barazimet kundër Kukësit dhe Partizanit, ndërsa është mposhtur nga Tirana dhe sot edhe nga Flamurtari.

Një krizë totale për kampionët!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani nuk ia del në “shtëpinë” e Luftëtarit, Starova: Kjo ishte ndeshja më e mirë e jona
Skandal te skuadra shqiptare, autobusin e lë nafta në rrugë, lojtarët paguajnë nga xhepi për karburantin »
Article Logic
Execution time: 0.019817113876343
array(1) { ["section"]=> string(81) "flamurtari-tregon-dhembet-ndaj-skenderbeut-kampionet-nuk-dine-me-te-fitojne-58528" }